Një çikliste në SHBA që po kalonte rrugës dhe u kap nga kamerat e drejtpërdrejta televizive u përpoq të shkrepte një ‘selfie’.

Mirëpo, me sa duket ajo nuk arriti ta menaxhojë situatën si duhet pasi në momentin që po e bënte fotografinë ajo u rrëzua.


Rezultati u kap në sfondin e një xhirimi të drejtpërdrejtë televiziv, në të cilin Guad Venegas i MSNBC raportoi nga Santa Monica, Kaliforni, se si infermierët po reagonin ndaj udhëzimeve të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për mbajtjen e maskave.

Siç shihet në videon e mëposhtme ajo po ngiste biçikletën dhe në atë moment u përpoq të bënte një 'selfie', por u rrëzua në tokë. /Telegrafi/