Aleksandër Janevski Toshta, i akuzuar për tentim vrasje ndaj Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit, pretendon se qëllimi i tij i vetëm ishte ta mbrojë Selën duke tentuar ta tërheqë nga turma e rrezikshme. Ai tha se nuk kishte ndonjë qëllim kur hyri në Kuvend. Ka deklaruar se hyri duke ndjekur turmën dhe tha se nuk e dinte që situata do të përkeqësohej. Ai me tej tha se gjatë goditjeve të para kishte ndihmuar Selën të ngrihet, por pasi e kishin shtyrë dy persona me maska, ai thotë se humbi baraspeshën kurse Selën e ka marrë turma.
Nuk kam pasur ndonjë qëllim, nuk e kam pritur që do vijë puna deri aty. Nëse do të kishte nevojë jetën time do e jepja dhe do ta shpëtoja Selen. Unë ashtu njeriu jam ,nuk mund të lejoj të vdesë tjetri. Disa persona me maska na u afruan. Ata kishin shenjën e policisë dhe më shtynë mua. U thashë “A e kërkoni Selen, ja ku është Sela”. Pas kësaj e nxora Selën nga turma sepse ishte në rrezik, vazhdimisht e godisnin. Më humbi përsëri. Kur e gjeta herën tjetër ishte i rrethuar nga një grup prej 15-20 personave që e godisnin. Sasho Senkov e kishte kapur për rripit të pantallonave duke e zvarritur. E njoha Selën nga flokët. Rrugës e takova Stojan Pavlevskin. Ai me ofroi ndihmë. Më vonë pamë edhe Kire dhe Ceo Georgievskin të cilët po ashtu na ndihmuan. Ata që me të vërtetë e kanë goditur Selën nuk janë në sallë. Nuk e di përse më mbajnë në burg për 8 muaj – deklaroi Aleksandër Janevski Toshta, i akuzuar për tentim vrasje të Selës.
Ai tha se kishte qëndruar me Selën deri në momentin kur ishin takuar me sigurimin e atëhershëm të Kuvendit Abdulfetah Alimi i cili u kishte thënë se do ta nxjerrë Selen të sigurt prandaj ia kanë dorëzuar. Toshta tha se ai në fillim kishte qenë në galerinë e gazetarëve por deputeti I VMRO-së Vllatko Gjorçev e kishte thirrur në ndihmë të deputetëve.
Pas Toshtës u mor në pyetje i akuzuari tjetër Oliver Oshavkovski i cili tha se kishte hyrë në Kuvend dhe kishte incizuar me telefonin e tij
Në dalje pash që po bartnin një person. Pas kësaj dola jashtë dhe pas disa minutash jashtë Kuvendit u largova për në shtëpi – tha Oliver Oshavkovski, i akuzuar për tentim vrasje të Selës.
Nga ana e Prokurorisë thanë se i akuzuari po jep deklaratë kontradiktore. Më herët kishte thënë gjera të tjera gjatë deklaratës së tij në Prokurori dhe kishte njohur disa nga të akuzuarit të cilët tani thotë që nuk i njeh dhe nuk i ka parë. Prandaj, u kërkua që të lexohet edhe deklarata e mëparshme. I akuzuari pretendon se nuk kujtohet saktë sepse në periudhën kur e ka dhënë deklaratën e parë, ka qenë I keqtrajtuar dhe i kërcënuar paraprakisht në burg. Për tentim vrasje ndaj Selës akuzohen gjithsej 10 persona. /Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit