Tensionohet situata në Big Brother VIP, Sarah Berisha shpërthen në lot pas debatit të ashpër me Fifin

Një situatë tensionuese ka ndodhur edhe sot (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP, pas një debati në mes të këngëtares, Fifi dhe blogeres, Sarah Berisha.
E gjitha filloi kur këngëtarja e akuzoi Sarën se ajo po luan me DJ PM, dhe se nëse po e bën këtë ajo nuk do ta lejojë.
Ndërkohë, Sarah u shpjegua duke thënë se asnjëherë nuk ka luajtur, por gjithmonë ka vepruar ashtu siç e ka ndjerë.

Pas gjithë kësaj, blogerja ka shpërthyer në lot, duke kërkuar edhe të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP, ndërsa banorët e tjerë i qëndruan afër për ta qetësuar.

Më e qetë nuk ka qëndruar as Fifi, e cila tha se po akuzohet sikur po u bën presione psikologjike banorëve.
Kujtojmë që ky debat erdhi si rrjedhojë e ngjarjeve të natës së kaluar, kur Sarah u shpreh se nuk ka një pëlqim ndaj DJ PM, por në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dyshja kanë shkëmbyer një puthje në buzë. /Telegrafi/













































