Gigio Donnarumma thuhet se është i pakënaqur te Paris Saint-Germain dhe një nga arsyet që ai nuk fillon si titullar është sepse Lionel Messi mbështet Keylor Navasin.

Donnarumma iu bashkua PSG-së në një transferim falas nga Milani në verë.


Kontrata e tij me Milanin përfundoi në qershor 2022, kështu që portieri arriti një marrëveshje me gjigantët e Ligue 1 gjatë Euro 2020, dhe PSG njoftoi nënshkrimin e tij pas garës së fituar nga Azzurrët.

Ish-ylli i Milanit ka luajtur vetëm dy nga nëntë ndeshjet e PSG-së këtë sezon dhe Mauricio Pochettino ka shpjeguar se vendimet e tij mbi portierin titullar ndryshojnë çdo javë në varësi të kundërshtarëve të ekipit.

Megjithatë, mediumi Il Corriere della Sera e përshkruan Pochettinon si një 'ekuilibër' i cili duhet të bazojë zgjedhjet e tij edhe në nevojat dhe dëshirat e zhveshtores.

Grupi i lojtarëve të Amerikës së Jugut, i cili përfshin Messin, Angel Di Marian, Navasin, Marquinhos dhe Neymarin, është shumë i bashkuar dhe thuhet se mbështet ish-portierin e Real Madridit.

Sipas gazetës, kjo është një nga arsyet pse Donnarumma nuk merr kohë të rregullt të lojës te klubi kryeqytetas.

psg 1

Pochettino tashmë ka pasur debate me Messin, kështu që ai nuk dëshiron të komplikojë situatën.

Sidoqoftë, sipas të njëjtit raport, Donnrumma thuhet se është i pakënaqur në Paris dhe Juventusi mund të vendosë ta sjellë atë në Torino gjatë verës. /Telegrafi/

telegrafi sport app