LAJMI I FUNDIT:

Tensione në Këshillin e Komunës së Manastirit, përleshje për gjuhën shqipe (Video)

Tensione në Këshillin e Komunës së Manastirit, përleshje për gjuhën shqipe (Video)

Debati në Këshillin Komunal për filmin në lidhje me zhvillimin e qytetit të Manastirit për periudhën nga 2005 deri 2017, u shndërrua në debat për gjuhën shqipe dhe për atë se kush është patriot më i madh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilltari nga radhët e OBRM-PDUKM-së, këshilloi se në film duhet të hyjnë protestat të cilat kanë ndodhur kohën e fundit në Maqedoni, paratë dygjuhësore dhe siç thuhet redefinimi i shtetit, për të cilat i fajësoi oponentët e tij të LSDM-së.

Ndaj kësaj reagoi këshilltarja e LSDM-së, e cila fajësoi OBRM-PDUKM-në se ka standarde të dyfishta në interes të politikës së tyre ditore.


Kryetarja e Këshillit Komunal të Manastirit, Sillvana Angelovska, pas ndërprerjes së seancës, i tha Petrevskës që për regjisor të filmit do ta ftojnë kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Kryetari i Komunës së Manastirit publikoi shpallje për incizimin e një filmi dokumentar që flet për zhvillimin e qytetit për periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2017, gjegjësisht nga momenti kur ai u vu në krye të qeverisjes lokale./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jFDnz6mJCIo

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori