Në gjykimin për vrasjen e Naim Gërvallës e Lutfi Saraçit dhe plagosjen e rëndë të Besim e Besart Istrefit që mes vete janë babë e bir, tensionet u ngritën kur u lirua nga paraburgimi Besim Istrefi.
“A jemi në gjykim për krime të rënda e vrasje të rënda apo për vjedhje. Ne ju kemi lënë juve, ua kemi lënë drejtësisë”, tha njëri nga familjarët e të ndjerëve
Istrefi bashkë me djalin e tij Besartin janë pronarë të restorantit “Shega” ku ndodhën vrasjet dhe plagosjet për të cilat po zhvillohet gjykimi.
Besim Istrefi që thuajse ka mbetur i paralizuar nga plagët e marra gjatë përleshjes në restorantin e tij, u lirua nga paraburgimi për arsye shëndetësore.
Avokati Ali Beka e kërkoi zëvendësimin e masës së paraburgimit për të mbrojturin e tij me arsyetimin se Besim Istrefit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, pasi Qendra e Paraburgimit në Dubravë nuk po vepron konform kërkesave të tij.
Gjyqtari Vesel Ismajli pranoi kërkesën e avokatit Beka për lirim nga paraburgimi të të mbrojturit të tij, por refuzoi t’ua heqë këtë masë të akuzuarve Besart Istrefi e Jeton Saraçi.
“Aprovohet propozimi i avokatit Ali Beka dhe i të akuzuarit Besim Istrefi për ndërprerjen e masës së paraburgimit dhe e njëjta masë do të zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak. Kurse refuzohet propozimi i mbrojtësve të të akuzuarve Haxhi Millaku dhe Mentor Neziri për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarve Besart Istrefi dhe Jeton Saraqit ndaj të cilëve do të mbetet në fuqi aktvendimi i fundit mbi vazhdimin e masës së paraburgimit”, tha gjyqtari Ismajli.
Pasi iu refuzua kërkesa për lirim nga paraburgimi, reagoi ashpër i akuzuari Jeton Saraçi.
“Çfarë drejtësie është kjo, pa asnjë provë po më mbani?”, tha Saraçi.
Pas seancës, Haxhi Millaku, avokati i Besart Istrefit tha se priste që i mbrojturi i tij të lirohej nga paraburgimi.
“Veprimet e të mbrojturit tim janë në tipare të plota dhe me elemente qenësore të institutit të mbrojtjes së nevojshme, çka unë kom llogaritë që gjykata më në fund do të ia ndërpresë paraburgimin, mirëpo gjykata e ndërpreu masën e paraburgimit për Besim Istrefin i cili prej 02.05.2014 është në gjendje të rëndë shëndetësore thuajse tërësisht i paralizuar”, tha Millaku.
Mentor Neziri, avokati i Jeton Saraçit tha se klienti i tij po mbahet në paraburgim pa asnjë provë.
“Prandaj mbi bazën e kësaj kam konstatuar dhe sot konstatoj se me të vërtetë është shumë e çuditshme dhe e pabesueshme se si një i akuzuar i cili nuk ka asnjë provë se e ka kryer këtë vepër penale të mbahet në paraburgim që më shumë se 3 vjet, ndërsa i akuzuari Besim Istrefi i cili akuzohet për dy vrasje të lëshohet sot në mbrojtje në liri është një vendim shumë i paarsyeshëm”, tha Neziri.
Ngjarja kishte ndodhur më 2 maj të vitit 2014 në restorantin “Shega”, ku pasi kamerierët kishin filluar përgatitjet për mbylljen e restorantit, i akuzuari Jeton Saraçi, i ulur në tavolinë me Adem Dautajn dhe tani të ndjerët Lutfi Saraçi e Nazim Gërvalla, ka filluar me kërcënime e tone të larta ndaj kamerierëve.
Pas kësaj, kishte filluar konflikti në mes tyre dhe pronarëve Besim e Besart Istrefi nga i cili ishin shkaktuar vrasjet dhe plagosja. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Orban: Është e turpshme që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE po shkon ngadalë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës