Dyshimet për parregullsi në tender e kanë shtyrë Bankën Botërore ta tërheqë zotimin për financimin e renovimit të pesë ndërtesave publike. Gazeta Jeta në Kosovë (JnK) ka zbuluar përmbajtjen e një sërë dokumentesh të cilat flasin për arsyet pse Banka u tërhoq nga financimi.
Ato dëshmojnë se Banka Botërore e ka shpallur këtë proces të prokurimit si prokurim të dështuar për shkak të shkeljeve procedurale që ka bërë Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE), shkruan Gazeta JnK.
Dëmtimi i buxhetit për rreth 600 mijë euro, aq sa është oferta në mes të ofertuesit më të lirë dhe operatorit të rekomanduar për kontratë, ka qenë arsyeja kryesore e zmbrapsjes së Bankës Botërore.
MZHE-ja është treguar jo-efiçiente në shpenzimin e parasë publike duke rekomanduar për kontratë kompaninë që ishte renditur e 14-ta për nga çmimi më i lirë. Tërheqja e Bankës Botërore do të thotë se kontrata duhet të financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
“Kontrata e tashmë për renovimin e këtyre pesë ndërtesave publike nuk do të financohet nga Banka Botërore për shkak se Banka ka konkluduar se procedurat nacionale të prokurimit që janë aplikuar në këtë rast nuk ishin kompatibile me udhëzimet për prokurim të Bankës Botërore”, thuhet në përgjigjet e zyrës së Bankës Botërore, në Kosovë.
Eliminimi i ofertueseve me çmimin më të lirë
Me tenderin për renovimin e pesë ndërtesave publike i iniciuar nga ministria e Zhvillimit Ekonomik në muajin korrik të vitit të 2015 ishte planifikuar renovimi i ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, ajo e Fakultetit Teknik, Klinikës Dermatologjike- Plumare, Agjencisë së Statistikave dhe ndërtesa e Fakultetit të Kimisë.
Renovimi i ndërtesave publike është pjesë e projektit “Projekti i Energjisë Efecientë dhe Energjisë se Ripertritshme”, i cili është përkrahur nga Banka Botërore. Projekti ka një kosto prej 27 milionë euro.
Tenderi për renovimin e ndërtesave publike është monitoruar nga Banka Botërore, e cila e ka miratuar inicimin e procedurave të prokurimit si dhe dosjen e tenderit.
Në tenderin e MZHE-së për renovimin e pesë ndërtesave publike janë dorëzuar 18 oferta nga operatorë ekonomikë nga Kosova dhe vendet e rajonit.
Një komision vlerësues i ofertave i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik i ka eliminuar 16 nga 18 ofertat e pranuar nga operatorët e ndryshëm ekonomikë.
Vetëm njëri nga operatorët ishte eliminuar në hapjen e ofertave pasi i njëjti nuk kishte sigurimin e tenderit. 15 operatorë të tjerë janë eliminuar nga Komisioni Vlerësues i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. /GazetaJNK/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës