LAJMI I FUNDIT:

Tendencat e sezonit vjeshtë-dimër sipas blogeres italiane Chiara Ferragni

Tendencat e sezonit vjeshtë-dimër sipas blogeres italiane Chiara Ferragni
(Foto: Instagram/chiaraferragni)

Java e Modës në Paris shquhet për paraqitjet mbresëlënëse të të famshmëve.

Si zakonisht, në kryeqytetin francez janë mbledhur të famshëm nga çdo cep i globit për të parë nga afër propozimet e stilistëve për sezonin Pranverë/Verë 2023. Në listën e të ftuarve dhe ambasadorëve të shtëpive luksoze, janë Kate Moss, Zoe Kravitz, Hailey Bieber dhe Maggie Gyllenhaal.

Sipërmarrësja dhe blogerja italiane, Chiara Ferragni, është gjithashtu prezente për të ndjekur shfaqjet dhe prezantimet e stilistëve të saj të preferuar. Me anë të disa postimeve të saj në Instagram, bukuroshja italiane na ka sjellë një sërë pamjesh që kombinojnë disa nga tendencat më stil të sezonit.


Programi filloi me Dior dhe Chiara u shfaq me një veshje goth total black. Lëkura dhe dantella ishin dy elementët kryesorë të look-ut të saj, të cilin e plotësoi me një smokey eye dhe një çantë Dior Saddle me një model barok. Ferragni si gjithmonë provokon me bluzat e saj trasparente – transmeton Top Channel.

Rikujtojmë se këngëtarja dhe aktorja amerikane, Cher, së fundmi ka mahnitur me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris. 76-vjeçarja ka marrë pjesë në sfilatën e markës luksoze Balmain dhe në fund ka ecur në pasarelë me stilistin Olivier Rousteing dhe ka përshëndetur të pranishmit.

Ajo kishte veshur një stilim nga Balmain që i theksonte format e saj trupore, me të cilën e kombinoi me taka të larta.

Në trend Femra

Më shumë
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Keshilla Modë
Kurrë mos iu arsyetoni partnerit për këto tri gjëra!

Kurrë mos iu arsyetoni partnerit për këto tri gjëra!

Në çift
Vishni një pallto kamoshi sikur Emily Ratajkowski për t’u dukur yll këtë fund dimri

Vishni një pallto kamoshi sikur Emily Ratajkowski për t’u dukur yll këtë fund dimri

Moda
Të gjitha gjërat që duhet të prisni pasi keni sjellë në jetë një fëmijë me operacion

Të gjitha gjërat që duhet të prisni pasi keni sjellë në jetë një fëmijë me operacion

Për nënat
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Kalo në kategori