Paraqitje e Harry Maguires tërhoqi vëmendjen e tifozëve në fitoren 1-0 të Mancester United kundër Fulhamit.

Mbrojtësi angleze vjen nga një moment shumë i vështirë në klubin e tij, gjë që ka ndikuar edh enë karrierën e tij.


Maguire ka bindur edhe skeptikët, ndërsa në konferencën për shtyp trajneri Erik Ten Hag u pyet për ecurinë e Maguires.

manchester united v nottingham forest premier league 8

“Harry luajti një lojë vërtet të mrekullueshme. Një paraqitje shumë e mirë. Ai tregoi lidership dhe saktësi në zotërimin e topit. Ai ishte shumë i mirë, jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij”, ka thënë Ten Hag.

Man Utd ka marr tri fitore dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app