Në ditët e nxehta të verës mjekët vazhdimisht bëjnë thirrje për mos ekspozim të gjatë në rrezet e diellit. Thirrja iu drejtohet kryesisht qytetarëve që janë në moshë të shtyrë, atyre me probleme shëndetësore kronike fëmijëve.
Drita Gashi – Peqani, mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, thotë se ngritja e temperaturave i ka shtuar edhe më shumë pacientët që kërkojnë ndihmë nga goditja solare.
“Në momentin që rriten temperaturat në ambient të jashtëm, rritet edhe numri i pacientëve, sepse vijnë këtu me ankesa të ndryshme sidomos me ngritje dhe ulje të tensionit arterial. Në momentin që ndodh kjo lëkura është e skuqur dhe e ngrohtë, pacientët kanë marramendje dhe humbje të vetëdijes. Nëse personi gjendet drejtpërdrejtë në rreze të diellit, të tërhiqet në hije dhe të kërkohet ndihma mjekësore ”, tha ajo, për Telegrafin.

Gashi-Peqani tha që personat e moshuar, fëmijët dhe ata të cilët vuajnë nga sëmundjet e ndryshme të ruhen nga rrezet e forta të diellit nga ora 10:00 deri në 17:00.
“Duhet të kenë shumë kujdes që në këtë kohë të mos ekspozohen në rrezet e forta të diellit, nga ora 10:00 deri në ora 17:00. Nëse patjetër duhet të dalin të moshuarit në mes të kësaj kohe, atëherë patjetër të bartin kapela mbrojtëse, të jenë të veshur me rroba nga pëlhurat dhe me ngjyra të hapura. Të konsumojnë sa më shumë ujë, deri në tetë gota apo dy litra, pa marrë parasysh a janë të etur apo jo, që të mos vihet deri të dehidrimi”, rekomandoi ajo.

Mjekja deklaroi se temperaturat e larta mund të ndikojnë keq edhe në shëndetin e grave shtatzënave.
“Temperaturat të cilat po mbizotërojnë ditëve të fundit janë temperatura shumë të larta. Sidomos për personat që kanë imunitet të dobësuar dhe kanë ndonjë sëmundje kronike si ato kardio-vaskulare të zemrës, respiratorë të mushkërive, sëmundje renale dhe diabeti. Për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël, mund të jetë shkak për keqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore”, theksoi Gashi-Peqani.
Dehidratimi është ajo që ndodhë nga goditja solare apo nga dielli, mirëpo edhe marramendja, skuqja e lëkurës janë disa prej simptomave të një goditje të tillë, sipas doktoreshës Drita.
“Kur ndodhë dehidratimi kemi skuqje të lëkurës, marramendje molisje dhe kjo mund të dërgojë edhe te influenca renale për shkak të goditjes solare. Pacientë me goditje të fortë solare nuk kemi pasur, mirëpo me simptoma të përgjithshme si ngritje dhe ulje e tensionit arterial”, përfundoi ajo.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dalë me disa rekomandime mbrojtëse për qytetarët për shkak të temperaturave të larta.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit, përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker