LAJMI I FUNDIT:

Temperatura të larta gjatë javës, priten bubullima dhe rrebeshe shiu

Temperatura të larta gjatë javës, priten bubullima dhe rrebeshe shiu
(Foto: Unsplash)

Mot i nxehtë do të mbajë edhe në javën që po hyjmë, mirëpo priten edhe rrebeshe shiu dhe bubullima, njofton Prishtina Weather.

Sipas PW, java do të karakterizohet me mot të nxehtë por jo shume të qëndrueshëm siç ishte parashikuar në javën që e lam pas.

“Mot më i nxehtë por i paqëndrueshëm gjatë javës në vijim.  Orëve të pasdites priten edhe rrebeshe me bubullima. Megjithëse në parashikimet e javës së shkuar pritej, që java vijuese të përshkohet me mot shumë të nxehtë, në ditët e fundit, kjo tendencë ndryshoj. Do të mbajë mot më i nxehtë, por jo edhe i qëndrueshëm.  Orëve të para të ditës paraqitet mot kryesisht me diell, mirëpo orëve të pasdites, sidomos nga dita e martë deri të enjten, do të ketë  edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Të martën mund të jenë më të izoluara, derisa ditën e mërkurë dhe enjte, edhe mund të karakterizohen si stuhi kalimtare, që mund të japin më shumë shi apo edhe hove më të fuqishme ere”, njofton PW.


Minimalet do të luhaten ndërmjet 12C e 17C, e maksimalet nga 27C deri në 30C, e lokalisht edhe 32C e 33C. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori