Telekomi i Kosovës u ka ofruar një ofertë për pensionim të parakohshëm e ndërprerje vullnetare të punës, punëtorëve të kësaj ndërmarrje.
Në emailin që Telekomi u ka nisur punëtorëve për të nënshkruar këtë marrëveshje të cilën e ka siguruar Telegrafi, thuhet se ata që zgjedhin të pensionohen apo të ndërpresin punën në mënyrë vullnetare do të kompensohen në bazë të një marrëveshje “Ofertë me pako vullnetare për punëtorët”.
Sipas ofertës së Telekomit, punëtorët që firmosin për t’u pensionuar para kohe do të përfitojnë 60 për qind të pagës aktuale bruto për periudhën e mbetur deri në pensionim. Derisa, punëtorët e Telekomit që vullnetarisht ndërpresin marrëdhënien e punës do të marrin 24 paga bruto përnjëherë.
Në këtë marrëveshje për ndërprerje të marrëdhënies së punës thuhet se “Palët me këtë Marrëveshje janë pajtuar që pas kërkesës së të Punësuarit/es të datës dhe Raportit të Komisionit Intern të Telekomit të Kosovës të datës 26.05.2022, për të pranuar një kërkesë të tillë për “Marrëveshje Vullnetare për Ndërprerjen e Kontratave të Punës, sipas kushteve të përcaktuara në këtë marrëveshje””

Tutje në marrëveshje specifikohet që ndërprerja e marrëdhënies së punës përfundon më 31.05.2022.
Por ajo që nuk është cekur në këtë marrëveshje e për të cilën kanë shprehur shqetësim edhe punëtorët e kësaj kompanie është mungesa e datës se kur do të kompensohen me mjetet sipas ofertës që ata kanë pranuar, shkruan Telegrafi.
Në marrëveshje ceket çdo gjë që nga shuma se sa do të kompensohen dhe datat kur duhet të ndërprenë punën punëtoret, por jo edhe data kur bëhet ekzekutimi i mjeteve.
Në emailat që kanë shkëmbyer disa prej punëtorëve me Departamentin e Burimeve Njerëzore në Telekomin e Kosovës, e të cilët i ka parë Telegrafi, punëtorët kanë kërkuar që në marrëveshjen për ndërprerjen e punës, të ju ceket data se kur ata do t’i marrin mjetet.
Në përgjigjen që ky departament u ka dhënë punëtorëve përmes emailit , thotë se kompensimi i mjeteve do t’u bëhet me ti pranuar paratë e huazuara nga aksionari (në këtë rast Qeveria), për këtë destinim.
Sipas Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Administratë, kjo pritet të realizohet jo më larg se në fund të muajit qershor 2022 apo fillim të muajit korrik 2022.

Punëtorët sërish kanë kërkuar që në marrëveshje të përfshihet data e transferimit të mjeteve. Gjithashtu ata kanë vërejtur se neni 6 i kësaj marrëveshje është në kundërshtim me ligjin dhe si i tillë lë hapësirë për padi.
Në nenin 6 të cilit i referohen punëtorët thuhet kështu “Pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje, I/E punësuari/a garanton që nuk ka ndonjë pretendim apo kërkesë të çfarëdo natyre nga marrëdhënia e punës ndaj Telekomit të Kosovës sh.a dhe se nuk do të përdorë asnjë mjet juridik për asnjë lloj pretendimi në organet kompetente kundrejt Telekomit të Kosovës sh.a”, shkruan Telegrafi.

Lidhur me këtë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj, kishte thënë ditë më parë se ndihet i habitur me këtë njoftim të cilin e quajti diskriminues, pasi që nuk janë ftuar nga bordi dhe menaxhmenti i Telekomit për hartimin e kësaj oferte.
Balaj i garanton të gjithë punëtorët, të cilët nuk dëshirojnë që të shkojnë në pensionim të parakohshëm, se nuk do të ketë largim kolektiv të punëtorëve nga Telekomi i Kosovës.
“Ajo çka mua nuk më ka pëlqyer dhe kryesisë së sindikatës, është se ne nuk jemi pyetur fare për kushtet e pakos dhe ka qenë obligim edhe e aksionit që t’i kërkon menaxhmentit të ulet të diskutojë me sindikatat. Për mua si sindikatë nuk është e drejtë që si përfaqësues punëtoreve të Telekomit, me një numër mbi 50 përqind të të punësuarve të pranojë e-mailin e njëjtë bashkë me punëtorët e Telekomit, sepse ne këtë e shohim si diskriminuese”, kishte thënë Balaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania