LAJMI I FUNDIT:

Telekomi tregon arsyet për pengesat në komunikim me operatorin Vala

Telekomi tregon arsyet për pengesat në komunikim me operatorin Vala

Telekomi i Kosovës ka bërë me dije se janë shfaqur disa probleme në sistemin operativ të telefonisë mobile Vala.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, ekipet teknike janë duke bërë përpjekje që të eliminojnë të gjitha problemet e shfaqura sa më shpejt që të jetë e mundur.

Njoftimi i plotë


Për shkak të disa problemeve teknike të shfaqura në sistemin operativ të VALA-së gjatë ditës së sotme, janë evidentuar kohë pas kohe pengesa në komunikim dhe si pasojë komunikimi nuk ka qenë i mundur në disa shërbime në rrjetin mobil të VALA-së në disa zona të caktuara.

Ekipet teknike janë duke bërë përpjekje maksimale që të eliminojnë të gjitha problemet e shfaqura sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ta rikthejnë funksionimin normal të gjitha gjithë shërbimeve si në gjendjen e mëparshme, për të siguruar komunikim të pandërprerë për të gjithë konsumatorët tanë.

Edhe një herë Telekomi i Kosovës u kërkon falje dhe mirëkuptim të gjithë konsumatorëve, të cilët mund të kenë vështirësi eventuale në komunikim! /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori