Telegrafi.com ka lansuar platformën e re dhe inovative për të siguruar lajme lokale nga të gjitha fushat nga shtatë rajonet e Kosovës, duke qenë kështu platforma e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor.

Projekti "Telegrafi Local News" synon të ofrojë për lexuesin informacion të detajuar dhe të specializuar për secilin rajon.


Por, cilat janë risitë dhe çka do të ofrojë kjo nismë platformë e re në Telegrafi.com?

Gentian Lluka, drejtor i Telegrafi.com, në promovimin e platformës, tha se për herë të parë Telegrafi po 'ateron' në shtatë rajone të Kosovës.

441869254 1644081213017575 905679406439883485 n Gentian Lluka, CEO Telegrafi.com /Foto: Ridvan Slivova/

“Kemi lansuar një platformë shumë ambicioze që nga themelimi i Telegrafit. Për herë  të parë ne po kthehemi dhe po aterojmë nëpër regjione dhe qytete. Në kuadër të këtij projekti kemi punësuar shtatë gazetarë, në shtatë regjione. E kemi ndërtu platformën e dedikuar për çdo regjion”, ka thënë Lluka.

Ai po ashtu tregoi se në kuadër të "Telegrafi Local News" po hapet horizonti i ri i mundësive për bizneset.

“Në kuadër të 'Telegrafi Local News' po hapet një horizont i ri i mundësive dhe produkteve dhe shërbime për bizneset lokale dhe ato nacionale", tha Lluka.

Mentori i këtij projekti Veselin Vaçkov tha se ky projekt do t’i mundësojë gazetarisë lokale të lulëzojë në këtë vend, që njerëzit të kenë lajme nga rajoni i tyre, jo vetëm nga Prishtina.

441953946 1408429636526894 2306539419534314655 n Veselin Vaçkov – mentor në projektin e "Telegrafi Local News" /Foto: Ridvan Slivova/

“Gazetari, që natyrisht kritikon dhe mbikëqyrë njerëzit e fuqishëm, por edhe një gazetari që gjithashtu ndihmon njerëzit të ndihen të sigurtë, sepse ata jetojnë në një vend me perspektivë dhe potencialisht me prosperitet për të ardhmen", u shpreh ai.

Edhe Richard Le Vey, shef i Politikave të Brendshme dhe Komunikimeve në Ambasadën Britanike në Kosovë, u shpreh se ndjehet krenar që Britania e Madhe vazhdon të mbështesë iniciativa të tilla si në Kosovë ashtu edhe në rajon.

441336750 1174859193938228 7877560913364270538 n Richard Le Vey, shef i Politikave të Brendshme dhe Komunikimeve, ambasada Britanike në Kosovë /Foto: Ridvan Slivova/

“Ne po flasim deri në pafundësi...., se çdo ditë e më shumë po bëhet më e qartë shkalla e lajmeve të rreme. Është ky informacion nga i cili jemi të bombarduar nga shtete autoritare që tentojnë të mohojnë demokracinë, apo dikush që përpiqet të përfitojnë shpejt".

"Një mjedis pluralist i medias së lirë që ofron informacion të saktë, ndërkohë që gjithashtu është thelbësore dhe shpesh kjo harrohet se ne e bëjmë këtë në një mënyrë që është financiarisht e qëndrueshme, e kjo mbetet mbrojtja jonë më e mirë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Majlinda Mazelliu, drejtoreshë në British Council për Shqipëri dhe Kosovë, tha se ndjehet e kënaqur që Telegrafi është përzgjedhur si një nga mediat më të suksesshme për të marrë mbështetjen e tyre jo vetëm në Kosovë, por edhe si një nga mediat më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor.

441413445 826570562219926 5042084927789507932 n Majlinda Mazelliu, drejtoreshë në British Council për Shqipëri dhe Kosovë /Foto: Ridvan Slivova/

Platforma do të ofrojë jo vetëm lajme ditore nga të gjitha fushat si: ekonomi, biznes, kulturë, sport etj, por do të ketë edhe analiza, profile, opinione e intervista me personalitete të ndryshme dhe reportazhe që pasqyrojnë jetën e komuniteteve lokale, përfshirë arritjet gjithëpërfshirëse.

441958646 490427746779804 3040051762851161828 n Telegrafi Local News /Foto: Ridvan Slivova/

Përveç kësaj, “Telegrafi Local News” do të shërbejë edhe si një guidë për aktivitete lokale, duke ofruar ide për kohën e lirë si: evente kulturore, sportive dhe hapësira argëtuese.

Kjo platformë synon të bëhet burim kryesor për çdo gjë që ndodh në komunitetin lokal, duke lidhur njerëzit me informacione të dobishme dhe të shpejta.

"Telegrafi Local News" synon të aktivizojë një epokë të re në sferën e gazetarisë lokale në Kosovë, duke sjellë një frymë moderne dhe të paanshme.

Ndryshe, ky projekt që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e Telegrafit është mbështetur nga 'Western Balkans Media for Change Program'. /Telegrafi/

441418804 421853687366548 2368890057464806345 n Eventi i lansimit të platformës "Telegrafi Local News" /Foto: Ridvan Slivova/

441370946 492091679819163 3288729471842839098 n Eventi i lansimit të platformës "Telegrafi Local News" /Foto: Ridvan Slivova/

441416393 439664002036125 7117890181723634601 n Eventi i lansimit të platformës "Telegrafi Local News" /Foto: Ridvan Slivova/

440746692 8134057619961143 6511656112644116603 n Eventi i lansimit të platformës "Telegrafi Local News" /Foto: Ridvan Slivova/

441482136 824747122419498 3526021141425735267 n Eventi i lansimit të platformës "Telegrafi Local News" /Foto: Ridvan Slivova/