Huawei është një nga të paktët OEM Android që kanë zbuluar telefona inteligjentë 5G këtë vit. Kompania do të lansoj në treg telefonin e parë 5G muajin e ardhshëm. Huawei Mate 20 X tashmë ka bërë debutimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani do të dalë në shitje në tregun e Kinës.Huawei në të vërtetë zbuloi një telefon tjetër 5G në fillim të këtij viti, Mate X. Ishte telefoni i parë i palosshëm i kompanisë i cili fillimisht duhej të lansohej gjatë verës. Sidoqoftë, Huawei vendosi të vonojë lansimin e pajisjes në mënyrë që të bëjë disa përmirësime në qëndrueshmërinë e përgjithshme.Transportuesve kinezë tashmë u janë dhënë licensat për të filluar rrjetet e tyre komerciale 5G. Kompania tani do të fillojë të shesë telefonat e tyre 5G, pasi rrjetet 5G dalin gradualisht lansohen. Huawei ka filluar të marrë para-porosi për Mate 20 X në Kinë. Pritet të fillojë transportimin e pajisjes në 16 gusht. /Telegrafi/