Në Kosovë janë rreth shtatë kompani të cilat prodhojnë lëngjeve të frutave. Por, asnjëra nuk mund të nxjerrë në treg prodhime më të lira se ato nga importi. Madje as nuk arrijnë të prodhojnë me kapacitete të plota.
Një hulumtim i Institutit për Studime të Avancuara “GAP” ka gjetur se për prodhuesit vendës të lëngjeve çdo vit bëhet më vështirë ngase produktet e lëngjeve të importuara kanë mbështetje të lartë nga shteti prej nga vijnë. Kjo i bën produktet vendëse jokonkurrente në treg.
Mungesa e frutave të mjaftueshëm në Kosovë dhe mos prodhimi i koncentratit për lëndën e parë të është një nga arsyet kryesore përse lëngjet “made in Kosova” janë më të shtrenjta.
Por janë edhe një numër I madh I faktorëve tjerë përse kosovarët më parë e pëlqejnë lëngjet që vijnë nga jashtë se ato që prodhohen në Kosovë.
Sipas raportit të GAP politikat ekonomike deri më tani nuk kanë qenë favorizuese, madje ato kanë dekurajuar prodhimin vendor.
Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex” telashet më të mëdha I ka me furnizimin e paqëndrueshëm me energji elektrike dhe barrierat doganore.
“Pengesat në përgjithësi në sektorin e prodhimit janë probleme me mungesën e furnizimit të rregullt me energji elektrike. Politikat jo të favorshme fiskale. Prodhuesi në Kosove vazhdon të paguaj taksë doganore për një pjesë të lëndë si dhe pagesë së taksës doganore për pajisje të veçanta”, thotë për Gazetën Fjala, pronari i kësaj kompanie.
Ai pranon se cilësia e produkteve është një faktor kryesor në përcaktimin e blerësve për produktet që do të konsumojnë.
Megjithatë ai ka shpresë se qytetarët do ta përkrahin më shumë prodhimin vendës pasi numri i prodhuesve që prodhojnë produkte jo kualitative është në rënie.
Me telashe të ngjashme sikurse Palushi përballet edhe prodhuesi tjetër nga Podujeva, Bashkim Osmani, pronarë i kompanisë “Laberion”.
“Ne ende paguajmë akcizë në produktet tona dhe jemi në projeksionet buxhetore të shtetit. Me një fjalë shteti fiton ma shumë prej këtij prodhimi se ne si prodhues që jemi, sepse për ç’do litër të shitur në tregun e Kosovës duhet t’i paguhet Shtetit 0.45€/L”, thotë Osmani
Kur kësaj akcize i shtohet TVSh dhe dogana për lëndën e parë dhe repromastrialin që vjen prej vendeve të treta, sipas tij, është lehtë e kuptueshme që nuk mund të jenë konkurrent me vendet tjera që importojnë në Kosovë të njëjtat produkte.
Duke u bazuar në raportin e Institutit për Studime të Avancuara (GAP), thuhet se vetëm gjatë vitit të kaluar shteti i Kosovës, ka importuar mbi 1.8 milionë euro.
Numri më i madh i këtyre produkteve, duket se vije nga shteti i Austrisë. Rreth 23 për qind e prodhimeve të lëngjeve, hyjnë nga ky shtet.
Derisa nga Maqedonia 18 për qind, Sllovenia 17 për qind, dhe nuk mungon as importi nga shteti i cili vazhdimisht paraqet barrierë për prodhuesit Kosovar Serbia. 15 për qind të prodhimeve, hyjnë nga shteti serb, raporton Gazeta Fjala.
Shuma e parave të mbledhura nga importi, kap vlerën e 2 milionë eurove, derisa ajo nga eksporti vetëm 584 mijë.
Për shkak të barrierave të mëdha në prodhim kompanitë kosovare që merren me prodhimin e pijeve, duke iu referuar raportit të GAP-it, nuk arrijnë të shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet prodhuese që kanë në dispozicion.
Një tjetër faktor që pengon zhvillimin e industrisë së lëngjeve të frutave është efikasiteti i ulët në prodhim dhe përpunim.
“Në kategorinë e lëngjeve me përmbajtje të ëmbëltuesve shtesë, mungesa e prodhimit të koncentratit në vendin tonë po shkakton kosto të lartë të prodhimit. Nga anketa me bizneset vendore në këtë sektor, pesë nga gjashtë bizneset e intervistuara ankohen se çmimi i lëndës së parë është shumë i lartë”, thuhet në raport
Ky çmim ka ndikim edhe më të lartë në koston finale të produkteve kur llogariten edhe vonesat në dogana gjatë importit të koncentratit apo bazës së frutave.
“Si rezultat, çmimet e prodhuesve vendor nuk po mund të jenë shumë më të ulëta se ato të importuarat të cilat paguajnë më shumë transport dhe shpenzime të tjera gjatë importit”.
Mirëpo, ekziston edhe një telash tjetër i hasur në këtë hulumtim. Në Kosovë sipas të dhënave nuk ka fruta të mjaftueshme për të prodhuar lëngje. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-380x233.png)
Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht