Sektori i Teknologjisë Informative dhe Komunikuese është njëri nga sektorët që mund të jap kontributin më të madh në rritjen ekonomike të vendit tonë dhe njëkohësisht përfshirjes më të madhe të potencialit femëror në këtë fushë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në hapje të Konferëncës “Gjinia dhe TIK”, që u mbajt sot në ambientet e AUK në Prishtinë.
Konferenca është organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK nën patronatin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në partneritet me AUK, USAID, Fondacionin Ipko, etj.
Ministri Stavileci tha me këtë rast se MZHE është e angazhuar që t’i jap një frymëmarrje tjetër këtij sektori dhe ta vendos kështu në qendër të politikave ekonomike të vendit tonë. “TIK është njëri nga sektorët e vetëm që mund ta ndihmojë zhvillimin ekonomik, sepse është një ‘Cross over value” sepse i ndërlidh të gjithë sektorët. Konsideroj se sektori i bujqësisë dhe TI-së mund të jenë bartëse të zhvillimit ekonomik ngase dyjat bashkë përbëjnë 24 % të GDP-së sonë, njëra 11% e tjetra 13%”, tha ai.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se Kosova tashmë ka iniciativë për një program për krijimin e vendeve të punës dhe të konkurrueshmërisë në sektorin privat, i cili është emërtuar Kosovo Digital Economy, projekti KODE që do t’i ketë tri shtylla kryesore; a) infrastruktura digjitale, b) shkathtësitë digjitale dhe c) bizneset digjitale.
Numri një i MZHE-së ka shtuar se po punohet në koordinimin e aktiviteteve në drejtim të avancimit të këtij sektori dhe duke i dhënë një vend meritor femrave në TIK me çka do të transformohej ky sektor.
Nga ana tjetër, Ambasador i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie vlerësoi se sektori i TIK-ut ofron mundësi të mira për zhvillim, inovacion dhe punësim, që është edhe më e rëndësishme. “Duhet ta zvogëlojmë hendekun në mes të gjinive, nxitja e më shumë grave të reja për të hyrë në sektorin e TIK-ut, është mënyra më e mirë për ta përmbushur këtë barazi”, është shprehur ambasadori Delawie duke shtuar se karrierat në TIK janë dinamike, fleksibile edhe paguhen mirë.
Ndërsa, Ambasador i Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu, tha se femrat nuk zgjedhin të studiojnë matematikën apo teknologjinë informative, andaj ne duhet t’i inkurajojmë ato që të studiojnë në këto drejtime dhe vajzat e reja duhet ta kuptojnë se TIK nuk është vetëm profesion i meshkujve, por edhe i femrave.
Ndërsa në emër të Bankës Botërore, Lundrim Aliu tha se fuqizimi i grave nuk është i rëndësishëm vetëm për to, por rëndësia shtrihet edhe tek fëmijët, familja e tyre, dhe tek ekonomia në përgjithësi. Sipas tij femrat në Kosovë po përballen me sfida të mëdha në tregun e punës dhe kjo situatë theksohet më shumë në zonat rurale.
Më tej, konferenca ka vazhduar me prezantimet me temë “Ndërmarrësia në TIK: rruga e suksesit”, ku kane prezantuar, Ferdinand Kjærulff, KSHE i CodersTrust, Danimarkë; Nele Kapretz, KSHE i Impact Hub, Berlin dhe Mërgim Cahani, KSHE i Gjirafa, Prishtinë.
Gjithashtu, pjesë e kësaj Konference ishte edhe Panairi i Punës në TIK dhe punëtori të ndryshme të mbajtura nga partnerë të ngjarjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje