Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka gjobitur me 150 euro, i ka shqiptuar 2 pikë negative dhe i ka konfiskuar patentë shoferin për tre muaj, qytetarit që ka tejkaluar në vijë të plotë.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin, shtetas i Kosovës i cilit me 30 dhjetor 2022 ka drejtuar automjetin me tabela 01 dhe ndaj dhe tij ka shqiptuar gjobë në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim për tre muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka falënderuar qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar fotografinë e personit në fjalë, i cili shihet duke tejkaluar në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/