Javier Tebas e ka quajtur rastin Negreira një shembull të korrupsionit sportiv.

Kujtojmë se Barcelona dhe udhëheqja e saj u akuzuan për ryshfet për pagesat e bëra ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira, i cili punonte në Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF).


Gjykata e konsideroi pagesën prej 7.7 milionë eurosh nga Barcelona midis viteve 2001 dhe 2018 një vepër penale.

“Ne ishim të parët që ndërmorëm veprime dhe do ta çojmë deri në fund. E kam thënë tashmë se ky është korrupsion sportiv", deklaroi Tebas.

"Gjyqtarët nuk u korruptuan, por përpjekje për të ndikuar në ngritjen dhe uljen e tyre në kategori - ky është korrupsion sportiv”, shtoi presidenti i La Ligës. /Telegrafi/

telegrafi sport app