Teatri "Hadi Shehu" anulon shfaqjen "Menaxheria e Qelqtë" për arsye teknike

Ishte paraparë që sonte me fillim nga ora 20:00 në teatrin "Hadi Shehu" në Gjakovë të jipej shfaqja "Menaxheria e Qelqtë" e interpreruar nga trupa e aktorëve të Teatrit "Muharrem Qena" nga Mitrovica, mirëpo sipas një njoftimi të bërë nga Teatri "Hadi Shehu" si shkak i disa problemeve teknike, shfaqja e kësaj shfaqjeje anulohet.
Në njoftimin e bëë nga Teatri "Hadi Shehu" nuk është bërë e ditur ndonjë datë, apo orë tjetër se kur pritet të jipet kjo shfaqje në skenën e teatrit të Gjakovës.
Theksojmë që premiera e shfaqjes "Menaxheria e Qelqtë" ishte dhënë fillimisht në teatrin e Mitrovicës me datë 27 shkurt 2025.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































