LAJMI I FUNDIT:

Të udhëtosh në Valbonën e bukur (Foto)

Të udhëtosh në Valbonën e bukur (Foto)

Në njërën anë shihet dielli që po tenton ta përqafojë dëborën që ende shihet në majet e kodrave. Kurse, mali po e shikon vetën në kthjelltësinë e ujit.
Të pasionuarit pas turizmit malor, mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore.

Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga kosovarët. E para që të bën përshtypje, janë bukuritë natyrore të këtij vendi, pastaj Liqeni i Xhemës, i cili është i rrethuar nga shkëmbinjtë dhe ka një bukuri mbresëlënëse.

Këto bukuri, kanë magjepsur edhe grupin e femrave futbollistik “Vizioni” të Ferizajt, të cilat u magjepsën me shkrepat e lëndinat, kthjelltësinë e ujit, freskinë e ajrit dhe mikpritjen e malësore. Këto bukuri, ky grup ka arritur ti shohë falë organizimit të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, veçanërisht ambasadorit Qemal Minxhozi.


Lumi i Valbonës, shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe. Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës.

Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë ku vallëzojnë troftat e arta, mikpritjen e saj përmes njerëzve të mrekullueshëm që ka, bukurinë e saj përmes veshjeve shumëngjyrëshe të zonës. Çfarëdo aspekti që t’ju tregojë Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rruga për në Valbonë është një vrapim i bukur mes malesh e ujërash. Për të arritur deri tek Ujëvara e Valbonës, duhet të ecësh disa orë, nëpër ngushticën e malit, mirëpo, pastaj sheh bukurinë që ka ditur vetëm Zoti të falë. Uji bie pingul nga shpati i malit.
Një grup rreth 50 femra si nga futbollistet, basketbollistet si dhe nga udhëheqëset e tyre po ashtu femra tregojnë rreth përshtypjeve të tyre për bukuritë e Valbonës.

Afërdita Fazlia, zëvendës drejtoreshe në Ministrinë e Sportit, tregoj se është hera e parë që e ka vizituar këtë vend. “Është mëkat që ne dimë fare pak për këtë vend turistik që është vërtetë i mrekullueshëm. Kam vizituar shumë vende të botës, por është epa imagjinueshme se çfarë bukuri ka ky vend. Ndoshta mos të kisha ardhur këtu kisha mundur me dëgjuara se është karakteristikë e veçantë, mirëpo tash që e patëm rastin me pa më duhet kohë, që ti përmbledhë të gjitha këto bukuri që ka ditur zoti ti krijojë”, u shpreh ajo.

Kurse, Valentina Shumolli, futbolliste në klubin “Vizioni “ në Ferizaj, ka treguar se bukuritë e këtij vendi e kanë magjepsur. “Bukuritë e këtij vendi, kanë qenë të mrekullueshme. Nuk mund ta përshkruaj dot se sa bukur ka qenë. Është një udhëtim i pa harrueshëm dhe e falënderoj ambasadën e Shqipërisë që na e ka dhënë mundësinë me pa këtë vend të bukur”, tha ajo.

Nuk është vetëm Valentina që e kanë magjepsur bukuritë e këtij vendi, është edhe Marigona Tahiri po e të njëjtit klub e cila tha se do të ju tregoj të gjithë familjarëve si dhe shoqërisë së saj që të vijnë me vizituar këtë vend.

Njëjtë edhe Malsore Tahirit i ka lënë shumë përshtypje ky vend, bile atë e ka habitur fakti që uji buron nga kodra nga një vrimë. Edhe ajo e falënderoj ambasadën për këtë udhëtim për të cilin flet shumë se nuk do ta harrojë asnjëherë.

Kurse, Mimoza Islami, nuk gjen fjalë për me përshkruar këtë udhëtim, e kjo sipas saj i është falënderuese ambasadës së Shqipërisë e posaçërisht ambasadorit Minxhozi.

“Nuk gjej fjalë me përshkruar këtë bukuri. Është mahnitëse. Mund ta shikosh se si rrjedh uji nga një vrimë mes shkëmbinjve, bukuritë përreth gjelbërimi kodrat që puthiten me njëra tjetrën, është mahnitëse”, deklaroi ajo.

Akomodimi i këtij grupi, është bërë në hotel Margjeka, të cilët u ushqyen me ushqime tradicionale. Ishte kjo edhe më mbresëlënëse që malësorët i mirëpriten jashtëzakonisht ngrohtë. /Telegrafi/

auto_13288812_1024561924297291_1540729619_n1463993254

auto_13288831_1024530894300394_1829925684_n1463993251

auto_13292842_1024530897633727_1129726618_n1463993256

auto_13293245_1024561760963974_2059695731_n1463993257

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori