Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në një aksident ajror shkaktoi tronditje në mbarë Republikën Islamike dhe rajonin më gjerë.
Megjithatë, ajo nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në politikat e brendshme dhe të jashtme të Teheranit, thonë ekspertët.
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili e ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet kryesore shtetërore, dhe Korpusi i fuqishëm i Gardës Revolucionare Islamike janë qendrat kryesore të pushtetit në Iran, ku autoriteti i presidentit është i kufizuar.
“Vdekja e Raisit, në vetvete, nuk do të shkaktojë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në politikat e Iranit”, thotë Hamidreza Azizi, bashkëpunëtor në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.
“Presidenti është i dyti në komandë në hierarkinë e pushtetit të Republikës Islamike dhe udhëzimet strategjike i jep udhëheqësi suprem”, shpjegon ai.
Si president, Raisi mbikëqyri një shtypje brutale të protestave në vitin 2022, si dhe shtrëngimin e të ashtuquajturave ‘ligje të moralit’.
Pasojë reale e vdekjes së presidentit iranian, sipas ekspertëve, mund të jetë lufta për pushtet midis forcave të vendit, shkruan REL.
Vdekja e tij mund t’i komplikojë edhe planet pasardhëse të Khameneit, pasi thuhej se ai do të bëhej udhëheqësi i ardhshëm suprem.
Raisi, ish-shef i gjyqësorit, ishte mbështetës i madh i Khameneit, ndërsa ky i fundit besohej se po e përgatiste atë si pasardhës të vetin.
Sanam Vakil, udhëheqëse e Programit të Lindjes së Mesme në Institutin Chatham House në Londër, thotë se Raisi “ishte i përshtatshëm” për këtë detyrë.
“Raisi ishte një funksionar besnik, i gatshëm për ta marrë pozitën e liderit suprem. Nuk duket se ka kandidatë të tjerë aq të përshtatshëm”, thotë ajo.
Sidoqoftë, vdekja e tij la një vend bosh për t’u mbushur. Me ligjin iranian, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 50 ditësh – kohë gjatë së cilës institucioni klerik do të përpiqet të gjejë një zëvendësues të përshtatshëm.
Tash për tash, kandidatë janë kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, dhe shefi i gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni Ejei.
Azizi thotë se presidenti i ardhshëm mund të ketë “ndikim të rëndësishëm në trajektoren e përgjithshme” të pasardhësit të Khameneit.
“Si rezultat, kjo do të çojë në rritjen e konkurrencës ndërkonservatore për t’u bërë president”, përfundon ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës