Këngëtarja Nora Istrefi, do të publikojë të shtunën videoklipin e saj të ri.
Këtë ka konfirmuar bashkëshorti i saj Robert Berisha në rrjetin social në Instagram.

Nora për këtë videoklip ka ndryshuar krejtësisht pamjen e saj, duke u shndërruar në një bjone seksi.


Telegrafi mëson se kënga është punuar në studion e Massive Production (Nurteel & Granit).

Videoklipi sipas burimeve tona është realizuar nga Entermedia, por këto detaje nuk janë konfirmuar nga vet këngëtarja. /Telegrafi/