LAJMI I FUNDIT:

Të shtënat me të vdekur në Kaliforni, disa të mbijetuar kishin përjetuar edhe masakrën e Las Vegasit! (Foto/Video)

Të shtënat me të vdekur në Kaliforni, disa të mbijetuar kishin përjetuar edhe masakrën e Las Vegasit! (Foto/Video)

Një numër njerëzish në Borderline Bar & Grill në Thousand Oaks, në Kaliforni, ku një person i armatosur hapi zjarrin, i kishin mbijetuar edhe të shtënave në Las Vegas.

Siç është raportuar nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dymbëdhjetë vetë u qëlluan dhe u vranë kur një person i armatosur hapi zjarr në një vend të mbushur me njerëz dhe në një bar në Kaliforninë jugore.


Ka qenë një njeri i veshur me të zeza ai që qëlloi rojën e sigurisë, para se të qëllonte në drejtim të pranishmëve brenda.

Të shtëna masive në një bar në Kaliforni, mediat raportojnë për 12 të vdekur – vritet edhe sulmuesi (Foto/Video)
Lexo po ashtu Të shtëna masive në një bar në Kaliforni, mediat raportojnë për 12 të vdekur – vritet edhe sulmuesi (Foto/Video)

Por çfarë ka rënë në sy, është një deklaratë e një dëshmitari të ngjarjes, i cili ka thënë se kishte miq të shumtë në Borderline, të cilët kishin mbijetuar të shtënat në Las Vegas, pak më shumë se një vit më parë.

“Shumë nga miqtë e mi mbijetuan në Route 91”, citohet të ketë thënë ai. “Nëse ata mbijetuan atë, ata do të mbijetojnë edhe këtë”.

Vrau 59 njerëz dhe plagosi qindra të tjerë – sulmuesi i Las Vegasit thuhet se përdori një “pajisje speciale” për ta bërë këtë! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vrau 59 njerëz dhe plagosi qindra të tjerë – sulmuesi i Las Vegasit thuhet se përdori një “pajisje speciale” për ta bërë këtë! (Foto/Video)

Bëhet fjalë për një ndër vrasjet më masive të llojit në historinë e SHBA-ve, ku mbetën të vdekur 58 persona.

Ndërkohë, dëshmitarë të tjerë kishin thënë se sulmuesi kishte mësyrë hapësirën ku kreu sulmin, i veshur me një xhaketë të zezë, i armatosur me armë dhe granata tymi.

Pamje nga hoteli ku u vra sulmuesi i Las Vegas – shihet trupi i tij dhe një shënim mbi një tavolinë! (Foto)
Lexo po ashtu Pamje nga hoteli ku u vra sulmuesi i Las Vegas – shihet trupi i tij dhe një shënim mbi një tavolinë! (Foto)

Ai, siç thuhet më tej, u qëllua për vdekje, pas një përplasje armësh me policinë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZA5aiKpxVZI

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori