LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në një hotel të Meksikës, raportohet për 11 persona të vrarë

Të shtëna në një hotel të Meksikës, raportohet për 11 persona të vrarë

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një hotel në qytetin meksikan Celaya, në shtetin qendror Guanajuato.

Mediet lokale thonë se të paktën 11 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët thanë se një grup prej rreth 15 burrash të armatosur kanë hyrë në hotel në orën 22:00 (kohë lokale), duke qëlluar dhe duke hedhur bomba me benzinë përpara se të sulmonin të paktën dy bare aty pranë.


Forcat e sigurisë ndodhen në vendngjarje, por ende nuk kanë dhënë deklaratë se kush mund të jetë pas të shtënave.

Qyteti i Celaya-s pa parë një rritje të dhunës me një kartel kriminal që e quan veten Santa Rosa de Lima i përfshirë në një grindje vdekjeprurëse me rivalët e tij, Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco.

Karteli Santa Rosa angazhohet kryesisht në zhvatje dhe vjedhje karburanti. Ish-udhëheqësi i saj, Jose Yepez, u dënua me 60 vjet burg në fillim të këtij viti.

Ndërsa kapja e tij në vitin 2020 u përshëndet si një goditje e madhe për kartelin, beteja për ta pasuar atë ka shkaktuar dhunë të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Kalo në kategori