LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Zëdhënësi ushtarak i Egjiptit, koloneli Gharib Abdel-Hafez, ka njoftuar se një person është vrarë gjatë disa të shtënave në kufirin midis Egjiptit dhe Gazës.

Edhe ushtria izraelite e ka pranuar se ka ndodhur një incident mes të dy shteteve.

Por, deklarata egjiptiane nuk e identifikoi personin e vrarë dhe nuk tregoi nëse ai i përkiste ushtrisë egjiptiane, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


Në vend të kësaj, ai u përshkrua si “personel përgjegjës për sigurinë”.

Bëhet e ditur se ushtria egjiptiane tashmë po kryen një hetim në lidhje me rastin.

Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit
Lexo po ashtu Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit

Edhe IDF-ja izraelite u deklarua për të shtënat.

“Po zhvillojmë diskutime me egjiptianët”, tha ushtria e Benjamin Netanyahut në një deklaratë.

Ndryshe, marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Izraelit janë tensionuar pasi trupat izraelite u zhvendosën në një zonë të njohur si Korridori i Filadelfit dhe morën kontrollin e Rafahut.

Korridori i Filadelfit është një brez toke i gjatë 14 kilometra dhe i gjerë 100 metra i cili kalon përgjatë kufirit midis Gazës dhe Egjiptit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori