LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në Mitrovicë, plagoset një person

Të shtëna armësh në Mitrovicë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sonte në një lokal të Mitrovicës. Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30.

“Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat, ndërkaq policia ka gjetur dhe një armë”, ka thënë Zahiti. Policia ende ndodhet në vendin e ngjarjes.


Telegrafi mëson se i plagosuri me inicialet E.K. është rreth 23-vjeçar. Ai është dërguar për QKUK, pasi gjendja e tij është shumë e rëndë. Sipas burimeve, i plagosuri ka marr diku 10 plumba në trup. /Telegrafi/