LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Skenderaj

Të shtëna me armë në Skenderaj
Foto: Ilustrim

Një person ka gjuajtur me armë zjarri në qytetin e Skenderajt, dhe i njëjti më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ngjarja sipas tij, ka ndodhur rreth orës 13:00, mirëpo ende nuk dihen shkaqet e të shtënave.


“Një person është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Duket se ai ka shtënë me armë diku. Për momentin nuk kemi asnjë informacion nëse ka pasur diçka, por e presim raportin nga terreni”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/