LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Rrëshen, raportohet për një të vrarë

Të shtëna me armë në Rrëshen, raportohet për një të vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në Rrëshen.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije një person ka mbetur i vrarë. Viktima është identifikuar si M.B, emër i njohur për drejtësinë pasi më herët ka qenë në kërkim për tentativë vrasje të një shtetasi tjetër.

Ngjarja ka ndodhur afër komisariatit të policisë në Rrëshen.


Grupi hetimor ka administruar çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku nuk përjashtohet mundësia ketë zanafillën tek konfliktet e vjetra mes fiseve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.).

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Telegrafi/