LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Podujevë

Të shtëna me armë në Podujevë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes së të enjtes në njërën prej rrugëve kryesore të Podujevës.

Bëhet fjalë për rrugën “Bahri Fazliu” të këtij qyteti.

Sipas Policisë së Kosovës, pas raportimit për disa të shtëna, njësitet speciale të PK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë realizuar një bastisje.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha i ka thënë KosovaPressit se ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, derisa ka thënë se Policia e Kosovës do të informojë me kohë opinionin sapo të përfundohet procesi i hetimit.

“Është raportuar një rast për të shtëna me armë në qytetin e Podujevës. Policia ka reaguar dhe ka realizuar një bastisje, ndërsa sapo të përfundohet procesi i hetimit do të iu njoftojmë me kohë. I gjithë ky është një proces I garantimit të sigurisë së përgjithshme”, ka thënë Hoxha.