LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Pejë, plagosen dy persona – arrestohen 7 të tjerë

Të shtëna me armë në Pejë, plagosen dy persona – arrestohen 7 të tjerë

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 23:25 në rrugën “Sak Fazlia” në qytetin e Pejës.

Si pasojë e këtyre të shtënave dy persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


Ai ka thënë se dy personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të lëndimeve më të rënda është transportuar për në QKUK.

“Rreth orës 23:25 policia ka pranuar informatën se ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sak Fazlia” në Pejë. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Njëri nga të lënduarit për shkak të plagëve më të rënda është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se në këtë rast kanë qenë të involvuar nëntë persona, ku shtatë prej tyre janë arrestuar.

“Të involvuar në këtë rast kanë qenë nëntë persona, shtatë prej të cilëve janë arrestuar. Rasti është cilësuar si “Tentim vrasje e rëndë””, tha Rugova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror

Politikë
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Kalo në kategori