Një incident me armë zjarri është raportuar të shtunën mbrëma në Parkun Nacional "Sharri", ku një person ka shtënë me armë zjarri në një lokacion të hapur.

Rasti ka ndodhur më 23 gusht 2025, rreth orës 18:30.


Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar dhe ka konfiskuar armën e zjarrit së bashku me një sasi municioni.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar: një armë zjarri, 15 fishekë, 35 gëzhoja të kalibrit 9x19 mm dhe 7 gëzhoja gazi të kalibrit 9 mm.

I dyshuari posedonte leje për armën, e cila po ashtu është konfiskuar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/