LAJMI I FUNDIT:

A do të shkëlqejë Gakpo te Liverpooli?

A do të shkëlqejë Gakpo te Liverpooli?

Cody Gakpo po mbështetet nga një ish-mentor për të pasur sukses me Liverpoolin.

Twan Scheepers, i cili stërviti lojtarin në çdo hap të rrugëtimit të tij nga akademia e PSV në ekipin e parë, beson se anësori do të vazhdojë të tregojë të njëjtën modesti në Anfield.

Ish-ndihmës trajneri i Derbyt, Scheepers tha për The Sun: “Ai ishte i jashtëzakonshëm në shumë mënyra, por jo vetëm në atributet apo aftësitë e tij. Të gjithë rreth tij, ai i mori me vete”.


“Ai nuk ndryshoi kur shkoi në ekipin e parë. Gjatë gjithë ditës ai do të bisedonte me ju se si mund t’i arrinte qëllimet e tij”.

“Kur ai ishte nën moshën dhjetë, ai do të bënte të njëjtën gjë tani në Liverpool”, vazhdoi ai.

Qoftë me kokën, këmbën e djathtë apo me këmbën e majtë, Gakpo ka armët që i lejojnë të shënojë ose asistojë në masë të barabartë.

Në akademinë e PSV-së ai shpejt fitoi pseudonimin ‘Een Tovenaar’ – Magjistari – për aftësitë e tij në driblim.

Dhe në Kampionatin e Botëror ai shënoi tre gola për Holandën duke luajtur si numri 10.

Kështu që nuk është për t’u habitur që Jurgen Klopp e ka lavdëruar tashmë Gakpon për të qenë “i zgjuar dhe i gjithanshëm” para se të vishte një fanellë të Liverpoolit.

Por, Scheepers mendon se Gakpo është më i rrezikshmi kur imiton idhullin e tij Thierry Henry duke prerë nga e majta dhe duke goditur me këmbën e djathtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori