LAJMI I FUNDIT:

Do të rriten çmimet për regjistrimin e veturave në Maqedoni (Video)

Do të rriten çmimet për regjistrimin e veturave në Maqedoni (Video)

Të rinjtë dhe të moshuarit do të paguajnë më shumë për regjistrimin e automjeteve. Po përgatitet vendim, përgjegjësia e obliguar në trafik për këto dy kategori të qytetarëve, por edhe për ata që kanë kryer shkelje në trafik të jetë më e lartë. Disa institucione kompetente që po i përgatitin këto ndryshime tani për tani nuk duan të zbardhin detaje për ndryshime.

“Të siguruarit, vozitës që vozitin me kujdes, varësish nga mosha do të paguajnë premi nga vozitësit që do të shkaktojnë shkelje në trafik, që janë bërë për shkak të moshës. Pastaj e rëndësishme do të jetë nëse vozisin në qytet apo në fshat. Në ambient urban trafiku është më i dendur dhe mundësitë për dëme janë më të mëdha”, tha Klime Popovski nga Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve.

https://www.youtube.com/watch?v=HqYEcacqvBA


Siç mëson Alsat M në polisën për përgjegjësi në trafik tanimë shkruhet, nëse makina është benzin, dizel apo ka të instaluar pajisje për gaz. Gjithashtu shkruhet edhe ngjyra e automjetit. Të gjithë këto faktorë në të ardhmen do të jenë kyçe për çmimin e policës që e paguajnë qytetarët para regjistrimit të automjetit. Gjithashtu me propozim të qeverisë do të bëhet regjistrimi i makinave në vend dhe si automjetet ndikojnë ndaj ambientit jetësor. Do të kërkohet të shkruhet sa kilometra ka kaluar makina si dhe sa kilometra ka kaluar vitin e fundit, me çka kompetentët do të kenë njohuri sa ka lëvizur makina dhe sa gazra të dëmshëm ka lëshuar. Kompetentët thonë se këto informacione në të ardhmen mund të shfrytëzohen në hulumtime dhe projekte për uljen e ndotjes së ajrit dhe ambientit në vend. Ndryshe para më shumë se një viti kur ndotja e ajrit u bë problem serioz në opinion kishte informacione se Ministria e ambientit jetësor planifikon të ritë çmimin e regjistrimit ose të urdhërojë instalimin e katalizatorëve për makinat që ndotin, mes të cilave edhe ato me motor Euro 1.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori