Rishikimi i privatizimit që nga paslufta e këndej, do të nxirrte parregullsitë dhe dallaveret që janë bërë në këtë proces nga njerëzit e politikës dhe komandantët e luftës. Kështu thonë analistët, sipas të cilëve, ndikimi i njerëzve të fortë të luftës ka bërë që shumë prej tyre të privatizojnë mijëra hektarë tokë bujqësore, fabrika e prona tjera shoqërore
Shumë prona shoqërore pas luftës u privatizuan nga familjarë të ish-komandantëve të UÇK-së e njerëz të politikës. Por, forma e privatizimit duket se nuk është bërë fort në rregull, duke qenë se politika nuk pranon që të verifikohet nga fillimi procesi i privatizimit. Analistët thonë se rishikimi i privatizimit që nga paslufta e këndej, do të nxirrte parregullsitë që janë bërë në këtë proces nga njerëzit e politikës dhe ish-komandantët e luftës.
Të hënën është publikuar një listë me emrat e familjarëve të ish-komandantëve të luftës së UÇK-së, dhe njerëzve të fuqishëm në politikë që kanë privatizuar nga paslufta e këndej.
Analisti politik Imer Mushkolaj thotë se nëse hetohet procesi i blerjes së pronave nga ana e njerëzve të luftës, varësisht nëse ata i kanë blerë duke i respektuar procedurat, do të dilnin keqpërdorime të mëdha.
“Ky nuk është një fenomen i panjohur për rajonin. Gjithandej në vendet ku ka pasur luftë është aplikuar një praktikë e tillë. Njerëz të luftës, ose të tjerë të afërt me ta, duke shfrytëzuar edhe fuqinë e luftës, janë bërë pronarë të pronave dhe aseteve publike, shpesh duke përdorur edhe metoda jolegale. Kështu është rasti edhe në Kosovë. Pavarësisht se ata mund t’i kenë blerë këto prona dhe asete publike në mënyrë të ligjshme dhe duke respektuar formalisht procedurat, po që se hetohet si duhet procesi i privatizimit mund të dalin në sipërfaqe dallavere të mëdha. Për këtë shkak politika nuk është treguar e gatshme t’i kthehet shqyrtimit të këtij procesi nga e para”, ka thënë Mushkolaj. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës