LAJMI I FUNDIT:

Të qenit shumë inteligjent, i ka të këqijat e veta…

Të qenit shumë inteligjent, i ka të këqijat e veta…

Mund të mendoni se jeta juaj do të ishte më e lehtë dhe më e lumtur nëse do të kishit shënuar më shumë pikë në test të inteligjencës. Megjithatë, kjo nuk është aspak e vërtetë

Inteligjenca e lartë mund të shndërrohet shumë shpejt edhe në mallkim.

Më shumë mendoni sesa që ndjeni


Marcus Geduld, përdorues i Quora, thotë se në përgjithësi i kupton shumë mirë emocionet e veta dhe mund t’ju tregojë njerëzve për to – por asnjëherë nuk ndjen lehtësim nëse i shprehë, transmeton Telegrafi.

Ky është problem mjaft i zakonshëm për njerëzit e mençur.

Personat më pak të artikuluar përpiqen t’i largojnë ndjenjat e këqija përmes forcës fizike. Bërtasin, godasin, vrapojnë, kërcejnë… Por, kur njerëzit e mençur përpiqen t’i largojnë ndjenjat e këqija përmes fjalëve, ata përfundojnë me të njëjtat ndjenja që i kanë pasur.

Mundeni që asnjëherë të mos ia dini vlerën punës së vështirë

Një numër i madh i njerëzve tregojnë se si njerëzit inteligjentë kanë ndjesinë se çdo pune mund t’ia hedhin me më pak punë se kolegët. Por, një nivel i lartë i inteligjencës nuk shpin direkt te suksesi, dhe njerëzit me inteligjencë të lartë munden që asnjëherë të mos e zhvillojnë këmbëngulësinë që nevojitet për të shënuar sukses.

Sipas Kent Fung, inteligjenca bëhet një problem për ata që e zbulojnë këtë në fazat e hershme të jetës, pasi që fillojnë të ndjehen se nuk kanë nevojë të punojnë aq shumë dhe kësisoj nuk krijojnë një etikë të fortë pune. /Telegrafi/