Të puthësh i bën mirë shëndetit tuaj, pesë arsyet pse duhet ta bëni më shpesh

Dashuria është një konfirmim i mirëqenies suaj mentale dhe fizike! Si manifestim kryesor i kësaj, natyrisht që është puthja.
Këtu janë pesë arsyet pse ju duhet të puthni më shpesh. Ju bën mirë për shëndetin tuaj!
1. Ka efekt kundër rrudhave
Kur buzët prekin dhe ritmi i zemrës suaj rritet. Gjatë këtij procesi, nivelet e kortizolit zvogëlohen, ndërsa trupi kalon në një goditje mirëqenieje. A e dinit se puthja ka veprim direkt kundër rrudhave tuaja? Rreth 29 muskuj përfshihen gjatë puthjes. Lëvizje këto që mund të përfshijnë të gjithë trupin, sa më intensive të jenë, aq më i thellë është emocioni. Puthja është efekti natyral i heqjes së rrudhave.
2. Është anti-stres dhe lehtëson dhimbjen
Sipas disa studimeve, gjatë një puthjeje, trupi prodhon substanca natyrale me një efekt narkotik 200 herë më të fortë se morfina. Emblema e dashurisë romantike, puthja franceze falë neurotransmetuesve të prodhuar, ka efekte kundër stresit dhe djeg nga 3 deri në 13 kalori për çdo puthje 60 sekondëshe. Trupi gjithashtu liron serotonin, dopaminën dhe oksitocinën, hormone këto që përfshihen në menaxhimin e dhimbjeve.
3. Jep paqe dhe lumturi
Ndërsa ju putheni, niveli i stresit ulet, ndërsa hormonet e kënaqësisë fluturojnë. Epiderma është e shtrirë, e gjendja juaj përmirësohet. Një puthje largon ankthin dhe rikthen paqen me botën. Kur na sulmojnë zemërimi bëhet pjesë e jetës sonë dhe ne e kemi shumë të vështirë që të ripozicionohemi në rolet tona në familje apo shoqëri. Një sondazh i kryer nga një ekip kërkimor që i përkiste një kolegji në Pensilvani tregoi se si puthja përmirëson disponimin e njerëzve duke ndihmuar në uljen e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit.
4. Është e mirë për zemrën dhe sistemin imunitar
Puthja rrit impulsin, si edhe presionin e gjakut në sajë të aktivitetit të muskujve, çka sjell efekte të dobishme në organizëm. E puthura mund të përmirësojë simptomat që lidhen me alergjitë sezonale, pasi njerëzit që puthen është konstatuar se kanë nivele më të ulëta të proteinës IgE gjatë një studimi eksperimental të kryer në Japoni. Një puthje ka një ndikim pozitiv në përgjigjen e sistemit imunitar dhe në prodhimin e antitrupave, prandaj ajo favorizon mirëqenien e trupit në një kuptim fizik dhe mendor.
5. Përmirëson ditën
A keni puthur sot mëngjes? Hulumtimi i kryer në Gjermani ka treguar se puthja e mirë në mëngjes ndihmon të jetë më efikas në punë, me efekte pozitive në vetëvlerësim. Ju puthni një partner, fëmijët tuaj, një mik apo prindërit tuaj: ka puthje që nënkuptojnë pasion, të tjera mirësi absolute, afërsi, ndjeshmëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si të pastroni siç duhet protezat për të parandaluar erën e keqe të gojës dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve

Një gjë që nuk duhet të bëni kur fëmija juaj është i ftohur: Ky gabim e përkeqëson problemin

Buzë të thata, shenjë e parë serioze e sëmundjes: Si të mësoni a është gjendja e rrezikshme!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja