Të mërkurën pas orës 12:00 qytetarët bëjnë mirë të mendojnë një alternativë tjetër, përveç transportit publik, për të lëvizur nëpër kryeqytet, sepse autobusët mund të fikën dhe të parkohen para qeverisë, pasi të punësuarit hidhen në grevë për shkak të borxhit që pushtetit qendror i ka Ndërmarrjes për Transport Publik.
Nga Qyteti i Shkupit kërkojnë që Qeveria urgjentisht të shlyej borxhin që ndërmarrja të ketë para për pagat e të punësuarve, shumë e cila do të mbulojë vetëm rrogat për shtatorin dhe tetorin. Shpenzimet mujore për rrogat arrijnë deri në 65 milion denarë. Sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, tha se ndërmarrja është në gjendje katastrofike.
Sipas tij 2 milion euro është borxhi i Ministrisë së Arsimit për transportin e nxënësve dhe studentëve, 40 milion denarë është borxhi i komunave dhe 90 milion denarë është borxhi i trashëguar.
“Përderisa ai që ka borxh nuk shlyen detyrimin që ka, pas orë 12 mos prisnin për autobus”, tha Zoran Gligorov-sekretar i Qytetit të Shkupit.
Por një orë më vonë Kryetarja e Qytetit të Shkupit tha se transport do të ketë edhe pas orës 12.
“Jo, transporti publik në Qytetin e Shkupit do të funksionojnë aq kohë sa do të mundet. Do përpiqemi deri në momentin e fundit që t’u shërbejmë qytetarëve, ndërsa autobusët që nuk do të qarkullojnë do t’i parkojmë para Qeverisë dhe të gjitha institucioneve deri në momentin që nuk realizojnë detyrimet e tyre”, u shpreh Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.
Në këtë gjendje kaotike në Ndërmarrjen për Qarkullim Publik, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, vazhdon të premtojë transport publik falas, që sipas saj do të nis të zbatohet në gjysmën e dytë të vitit 2023.
Ndërkohë u krijua një tjetër paqartësi. Ndërsa nga Qyteti i Shkupit thonë se të mërkurën do të nisin grevën para Qeverisë, tre sindikatat dolën me komunikatë të përbashkët ku informonin se do të hidhen në grevë në orën 11:00 te objekti i NTP-së./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë