"Të publikohen emrat e gazetarëve dhe mediave në Maqedoni që u paguan nga Qeveria e Greqisë"

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial kërkojnë zbulimin e mediave dhe gazetarëve të Maqedonisë që thuhet se janë paguar nga Qeveria e Greqisë.
SHGM, KEMM dhe SPGPM kërkojnë nga redaksia e Iefimerida greke që të publikojë emrat e gazetarëve dhe mediave që kanë bërë tifo "për" Marrëveshjen e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas shoqatave, publikimi i informatave jo të plota në lidhje me punën e gazetarëve në Maqedoni shkel namin e tyre dhe besimin para opinionit publik.
Njiherit, shoqatat vlerësojnë se kjo paraqet edhe shpekulim qëllimkeq që mund të jetë vetëm në shërbim të interesave politike./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































