Banori Londrim Mekaj ka marrë një surprizë të veçantë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.

Një dron fluturoi mbi oborrin e shtëpisë duke bartur një pankartë me mesazhin mbështetës të familjes së tij.


“Familja është gjithmonë me ty dhe pas teje. Ti e di synimin tënd kështu që: Nisja. Ne të presim me fitore".

Foto: Instagram

Ky moment duket se ka ka sjellë emocion, pasi përkrahja e afërt familjare është si një motiv shtesë për të qëndruar aktiv në lojë.

Dronët me mesazhe mbështetëse janë tashmë një element i njohur në edicionet e Big Brother, duke krijuar surpriza të paparashikueshme që ndikojnë direkt në dinamikën e shtëpisë dhe strategjinë e banorëve.

Foto: Instagram

Edicioni aktual i Big Brother VIP Kosova 4 po afrohet drejt përfundimit, pasi kanë mbetur vetëm 10 ditë deri në finalen e madhe më 27 shkurt.

Deri tani, finalisti i parë që ka siguruar vendin e tij në garë është Ludo Lee, duke vendosur kështu një hap të rëndësishëm.

Ky edicion ka qenë i mbushur me emocione, rivalitet dhe momente surprizuese, dhe mbetet të shihet se kush do të dalë fitues në fund të muajit. /Telegrafi/