Përktheu dhe përgatiti për botim: Bajram Karabolli
***
Në një letër, drejtuar mikut të saj, shkrimtarit argjentinas, Julio Cortázar, poetja argjentinase, Alejandra Pizarnik, midis të tjerave, i shkruante:
“Kam dy muaj që jam në spital. Shpërmendje dhe më pas tentativa për vetëvrasje – e cila dështoi…”
***
Ja si i përgjigjet e Kortazari:
Paris, 9 shtator 1971
E dashura ime: Letra juaj e korrikut më erdhi në shtator, shpresoj që tashmë të jesh kthyer në shtëpi. Ne kemi sëmundje të përbashkëta, edhe pse për arsye të ndryshme; e imja është shumë banale, një aksident automobilistik që do të ndodhte. Por ti, ti a e kupton vërtet se çfarë po më shkruan? Po, sigurisht, e kupton, e megjithatë nuk të pranoj ashtu, nuk të dua ashtu, unë të dua gjallë, o budallaçkë, dhe kupto se po të flas me gjuhën e vetë dashurisë dhe të besimit – dhe gjithçka, dreqi ta hajë, është në anën e jetës dhe jo të vdekjes.
Dua të më shkruash një letër tjetër, dhe sa më shpejt. Një letër që të jetë vetë ti, sepse kjo nuk është plotësisht ti, nuk është më e mira nga ti. Të dalësh prej kësaj dere, është false në rastin tënd, e ndjej sikur të isha unë vetë. Ti e di se sa është forca jote poetike, ashtu siç e dimë të gjithë ne që ju lexojmë; dhe tashmë nuk jetojmë më në kohët kur ajo forcë ishte antagoniste ndaj jetës dhe jeta ishte xhelati i poetit. Xhelatët sot vrasin gjë tjetër dhe jo poetët, tani as privilegji perandorak nuk është më i dashur. Unë nuk të kërkoj përulësi, as nënshtrim, por bashkim me atë që na rrethon të gjithëve, quaje dritë ose Sesar Vajeho* ose kinema japoneze: një puls mbi tokë, gëzimi apo trishtimi, por jo një heshtje apo dorëheqjeje vullnetare.
Të pranoj vetëm të gjallë, të dua, vetëm të dua, Alehandra […]
***
Një vit më vonë, Alehandra Pizarnik vret veten.
___________
* César Vallejo (1892-1938), poet dhe shkrimtar i shquar peruan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Kalaja e Ali Pashës dhe Vasiliqisë, atraksion për turistët në Porto Palermo

Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët