Rita Ora po bëhet gati për koncertin në Kullën Eifel, të cilin e ka quajtur një ëndërr.

Artistja shqiptare me famë botërore përmes disa fotografive në Instagram ka thënë se mezi po e pret performacën e saj të radhës në Paris.


‘Të performosh në Kullën Eifel është një ëndërr dhe mezi pres që ta shihni! A i keni marr biletat tuaja?”, shkroi ajo krahas fotografive të publikuara.

ritaora 241475125 171537618439005 1988856573601757280 n Foto: Rita Ora/Instagram

30-vjeçarja ndërkohë po vazhdon të jetë pjesë e panelit të jurisë në “The Voice Australia”, i cili është drejt fundit me gjysmëfinalen që u mbajt vetëm pak ditë më parë.

“Unë nuk mund të besoj se jemi pothuajse në fund të The Voice Australia. Gjysmëfinalja me ekipin tim të mrekullueshëm #EkipiRita. Kush mendoni se do të fitojë?”, u shpreh Rita në një postim së fundi.

ritaora 241335038 353498533120944 7436148152080539245 n Foto: Rita Ora/Instagram

Ndryshe, Rita aktualisht po shijon romancën me filmbërësin 46-vjeçar, Taika Waititi. /Telegrafi/