Ata po shijojnë çdo moment së bashku që pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2.

Bëhet fjalë për Lumbardh Salihun dhe tashmë partneren e tij, Kader Kicajn.


Dyshja, të cilët u njohën dhe krijuan lidhje në BBVK, janë parë duke qëndruar vazhdimisht bashkë.

Screenshot 29 13 Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja nga Prizreni së fundmi ka shpërndarë një video në InstaStory, ku tregon se është e lumtur që ka në krah një partner si Lumi.

Në njërën prej fotografive, ish-Missi shfaqet në krah të Lumbardhit, duke i dhënë një përqafim.

Screenshot 30 14 Foto: Screenshot/Instagram

"Gjithçka e imja", ka shkruar ajo.

Salihu përndryshe u shpall fitues i edicionit të dytë të këtij formati. /Telegrafi/