Reperja shqiptare, Loredana javë më parë konfirmoi se ka nisur një lidhjen të re dashurie.

Ajo zbuloi se personi që i ka rrëmbyer zemrën është futbollisti gjerman i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.


Dhe që atëherë të shumta kanë qenë postimet dhe dedikimet që dyshja kanë bërë për njëri-tjetrin.

Screenshot 11 11 Foto: Loredana/Instagram

Njëjtë ka vepruar Loredana edhe së fundmi duke ndarë disa imazhe të ndryshme përmes llogarisë së saj në Instagram.

Çifti i ri shihen në momente romantike duke ndarë përqafime e puthje, ndërsa marrin vëmendje edhe me stilin unik të veshjeve.

Screenshot 12 8 Foto: Loredana/Instagram

"Dashur, dashuri, dashuri", ka shkruar Loredana në mbishkrimin e fotove.

Ndryshe, kujtojmë që kjo është lidhja e parë publike e reperes pas asaj disavjeçare me reperin shqiptar, Mozzik, me të cilin ka një vajzë. /Telegrafi/