LAJMI I FUNDIT:

Të palumturit, shohin më shumë televizor

Të palumturit, shohin më shumë televizor

Sipas një studimi të fundit, orët e zgjatura para televizorit, thuajse çdo natë, janë shenjë e padiskutueshme e palumturisë.

Ngandonjëherë, një ditë e tmerrshme dhe stresuese, thjesht ju bën të kërkoni një mbrëmje të përhumbur para televizorit, programeve të ndryshme.

Kjo është më se normale, pasi në këtë formë e lini mendjen tuaj të shkrihet në morinë e informacionit, të cilin me siguri nuk e regjistroni në mendje, por ju shërben thjesht si përhumbje.

Ndërkaq, shqetësimi juaj duhet të nisë që në momentin që kjo gjë, pra orët e zgjatura para televizorit, bëhen të shpeshta, thuajse çdo natë, transmeton Telegrafi.


Që prej vitit 1972, kërkues në universitetin e Çikagos kanë kryer herë pas here studime për të përcaktuar këtë gjendje, mes njerëzve në SHBA. Rezultoi se përveç faktorëve si të ardhurat financiare, edukimi, martesa, një tjetër shenjë që përcaktonte lumturinë dhe të palumturin, ishte edhe shikueshmëria e televizorit.

Të palumturit shihnin 30% më shumë televizor në javë. E përkthyer në shifër konkrete, të palumturit shihnin 25 orë në javë televizor, përkundrejt 19 orëve që shihnin të lumturit.

Njerëzit e palumtur e kanë shumë më të vështirë të zgjidhin çështjet që i shqetësojnë, jo vetëm në një lidhje sentimentale, por edhe në lidhjet shoqërore apo raportet në punë.

Ata e kanë të pamundur të ndihen rehat edhe në shoqërinë e miqve të tyre, apo të bëjnë shokë të rinj. Kjo mund të shtojë edhe dozën e palumturisë tek ata. /Telegrafi/
 

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
“Të kam në mendje”: Ti nuk je vetëm. Fol, kërko ndihmë dhe do ta gjesh!

“Të kam në mendje”: Ti nuk je vetëm. Fol, kërko ndihmë dhe do ta gjesh!

Stil
Kalo në kategori