Afganët e strehuar në Kosovë të cilëve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA nëse nuk kalojnë testet e sigurisë, do të mund të zgjedhin vendqëndrimin e tyre. Këtë e ka konfirmuar Ambasada Amerikane në Prishtinë, duke mos mohuar raportimet e mediumeve ndërkombëtare se disa afganëve u është refuzuar hyrja në SHBA. Për këtë çështje ka heshtur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës
“Bazuar në kërkesën tuaj në lidhje me numrin e qytetarëve afganë në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se aktualisht në vendin tonë janë 75 qytetarë afgan të cilët janë të vendosur në Bondsteel”.
Por është mediumi amerikan “Wall Street Journal”, i cili ka raportuar se SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa prej afganëve të cilët nuk kanë kaluar testet e sigurisë.
Raportimin e mediumit amerikan nuk e ka mohuar Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, duke thënë se për shkak të privatësisë nuk mund të komentojë mbi raste specifike.
Por, Ambasada ka konfirmuar për RTV Dukagjini se afganët të cilëve mund t’u ndalohet hyrja në SHBA, do të jenë të lirë të zgjedhin vendet ku duan të jetojnë.
“Në këto raste, Shtetet e Bashkuara do të punojnë me ata individë për të gjetur zgjidhje alternative, të qëndrueshme bazuar në preferencat e tyre, familjen, punësimin dhe lidhjet e tjera. Kjo përfshin koordinimin brenda partnerëve ndërkombëtarë dhe aleatëve për të identifikuar vendet që dëshirojnë të rivendosin këta afganë, ose, kur një afgan dëshiron të kthehet vullnetarisht në Afganistan, duke u përpjekur t’i ndihmojë ata me këto marrëveshje. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk do të lehtësojnë riatdhesimin e asnjë afgani në Afganistan nëse ata nuk dëshirojnë të kthehen”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Por çfarë mund të ndodhë nëse afganët e vlerësuar të rrezikshëm për sigurinë e SHBA-së, zgjedhin të vazhdojnë jetën në Kosovë?
Kjo mbetet e paqartë pasi Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kthyer përgjigje të mërkurën.
Procesi i verifikimit të afganëve të mbetur në Kosovë, sipas SHBA-së, kërkon kohë pasi në të përfshihen shumë agjenci qeveritare.
”Për afganët që ende strehohen përkohësisht në Camp Liya në Bondsteel, një ekip qeveritar i koordinuar ndërinstitucional i SHBA-së po punon intensivisht për të verifikuar dhe kontrolluar këta afganë në mënyrë që të përcaktojë përshtatshmërinë e tyre për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara në përputhje me ligjet dhe politikat e SHBA-së”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane.
Më tej në përgjigje, SHBA-ja sërish shprehet mirënjohëse ndaj Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë, duke e quajtur këtë veprim si dëshmi e lidershipit humanitar të Kosovës në skenën botërore.
Nga Kosova për në SHBA, deri më tani janë zhvendosur afro 600 afganë.
Ata u detyruan të zhvendosen nga Afganistani pasi pushtetin në vendin e tyre e mori dhunshëm grupi militant i talebanëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa