LAJMI I FUNDIT:

Të nxitura nga “sfida” në “TikTok”, shkon në numri 19 nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se lënduan duart me teh të mprehëseve të lapsave

Të nxitura nga “sfida” në “TikTok”, shkon në numri 19 nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se lënduan duart me teh të mprehëseve të lapsave

Të martën, më 08.10 2024, u raportua 13 nxënëse në Gjakovë i kanë lënduar duart me mjete të mprehta, të nxitura nga një video (lojë) në ‘TikTok’. Megjithatë, numri i rasteve është rritur në 19 deri më tani, ndërsa pesë nxënëse janë duke u intervistuar nga Policia.

Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e Arsimit e Komunës së Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi.

“Deri tash 19 është numri i të konfirmuarve [të nxënëseve që e kanë lënduar veten] edhe pesë janë duke u gjurmu, që i bie që Policia ka foto, ka, po janë duke i intervistu” – ka thënë Kumnova-Baçi, për Kallxo.com


Sipas drejtoreshës Kumnova-Baçi, përveç nxënëseve të klasave 6 deri 9, me rastet e reja të identifikuara ka nxënëse që e kanë lënduar veten në duar edhe të një shkolle të mesme të lartë në Gjakovë.

“Ka pasë edhe më duket tre ose katër raste të një shkolle të mesme [të lartë]”, ka shtuar Kumnova-Baçi.

Të gjitha rastet e nxënëseve që e kanë lënduar veten në Gjakovë janë duke u trajtuar nga Policia e Prokuroria si – shtytje në vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj, e ka konfirmuar se janë 19 nxënëse deri më tani në Gjakovë që dyshohet se e kanë lënduar veten në periudha të ndryshme kohore.

“Më 08.10.2024, janë raportuar edhe dhjetë raste të tjera të ngjashme. Ndërsa sot, më 09.10.2024, është njoftuar se edhe gjashtë vajza të tjera dyshohet se kanë lënduar veten në periudha të ndryshme kohore”, është përgjigjur Elezaj.

Se a dihet kur e kanë lënduar veten nxënëset në Gjakovë, drejtoresha Kumnova-Baçi tha se ka nxënëse që ka deklaruar se e ka lënduar veten nga muaji janar i këtij viti, e disa janë vetë-lënduar në vazhdimësi.

“D.m.th. rastin e parë e kemi nga muaji janar [2024] që ka deklaru vajza, d.m.th. nga janari i kanë në vazhdimësi, që i bie edhe gjatë pushimeve verore që ka pasë raste, dy raste më duket se janë të muajit shtator. Shenjat kanë mbetur, edhe që e kanë pranu që vetë e kanë bo [lëndimin] edhe janë gjetë fotografitë në telefona që i kanë konfisku e krejt” – ka thënë Kumnova-Baçi.

Kumnova-Baçi e ka konfirmuar se nxënëset e kanë pranuar se e kanë lënduar veten për shkak të videos (lojës) në ‘TikTok’.

Ajo po ashtu e ka konfirmuar se nxënëset i kanë lënduar duart me tehun e mprehëseve të lapsave.

“Po, po. Kjo është ajo që i ka nxitë d.m.th. në momentin që ndjehesh e dëshpruar, që s’je mirë, e që ashtu, mi vetëlëndu veten dhe me pa derisa, në cilën shkallë duron, d.m.th. kjo është esenca e lojës”, tha ajo.

Sot, Kumnova-Baçi ka mbajtur një takim me drejtorët e shkollave dhe zyrtarët policorë në Gjakovë.

Ndërsa, më 08.10.2024, Kumnova-Baçi tha se do të vazhdojnë kontrollat te nxënësit nga drejtorët e psikologët e shkollave, si dhe do të ndalohet përdorimi i telefonit nga ana e nxënësve sa qëndrojnë në shkollë.

Në takimin me drejtorët e shkollave e zyrtarët policorë, Kumnova-Baçi tha se një drejtor ka shprehur shqetësimin nëse loja në ‘TikTok’ që dyshohet se i ka nxitur nxënëset ta lëndojnë veten ka nivele për ta përfunduar atë nxënëset.

“Një drejtor [shkolle] e ngriti shqetësimin tha që ndoshta ky është ndoshta veç një nivel i kësaj loje, mundet me qenë edhe niveli i dytë, a di duhet me qenë të gjithë si me thanë të përgatitur që mundet me dalë edhe diçka tjetër, pra atë s’e dimë” – ka theksuar Kumnova-Baçi.

Kontrollet e nxënësve nga drejtorët e shkollave, psikologët e kujdestarët e klasave do të vazhdojnë, ka njoftuar Kumnova-Baçi.

Në anën tjetër, Kumnova-Baçi tha se ende nuk janë kontaktuar nga Ministria e Arsimit edhe pas rasteve të reja të identifikuara të nxënëseve që i kanë lënduar duart e tyre.

“Sot kam pritë që na thirrë edhe Ministria e Arsimit, u deshtë me na thirrë d.m.th. drejtorët e drejtorive komunale të Arsimit, sot u deshtë me u mbledhë, me u thirrë, me bisedu, me thanë çka mundemi me ba tutje”, është shprehur drejtoresha e Arsimit.

Por, ajo tha se më 08.10.2024 është kontaktuar nga inspektori i Arsimit në Gjakovë për shkak të nxënëseve që e kanë lënduar veten.

“Dje na ka thirrë një inspektor i Arsimit që është në Gjakovë, një telefonatë – çka o ka ndodhë, më pyetën në Ministri. Kaq, kurrgjë ma shumë” – ka shtuar ajo.

Të martën, më 08.10.2024, Gjakova e nisi ditën me njoftimin se drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Eranda Kumnova-Baçi i ka raportuar në Polici tri nxënëse se janë vetëlënduar.

Në fund të ditës së martë, dolën edhe 10 raste të tjera të nxënëseve të klasave 6 deri në 9, duke e ngritur numrin në 13 raste të nxënëseve që i kanë lënduar duart me mjete të mprehta.

e këtë numër të nxënëseve në Gjakovë që kanë lënduar veten në duar për shkak të videos (lojës) në ‘TikTok’, këtë vit Kosova është ballafaquar me 37 nxënës viktima të këtij trendi.

Më 30.05.2024 janë raportuar 17 raste të nxënëseve të shkollave fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë që i kanë gërvishtur duart e tyre, të nxitur nga një video (lojë) në “TikTok”.

Ndërsa, më 31.05.2024, portali ka raportuar se tre nxënës nën moshën 14-vjeçare të shkollës fillore të mesme të ulët “17 Shkurti” në fshatin Gllogovc të komunës së Lipjanit, kishin lënduar dorën e tyre të majtë me mjete të mprehta, të nxitur po ashtu nga një video (lojë) në “TikTok”.

Ministria e Arsimit nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar kur u raportuan 20 nxënësit e shkollave në Lipjan e Fushë-Kosovë se kanë lënduar veten. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Lajme

"Me të lyer me benzinë dhe me të djegë", gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me jetë: Reagon AGK

Lajme
Të nxitura nga

Të nxitura nga "sfida" në "TikTok", shkon në numri 19 nxënëseve në Gjakovë që dyshohet se lënduan duart me teh të mprehëseve të lapsave

Lajme
Kalo në kategori