Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Teksa shumë njerëz i përmbahen kalorive që marrin gjatë vakteve ushqimore apo gjërave që konsumojnë, duket se koha kur ju hani është po kaq e rëndësishme për ata që janë në një betejë të vazhdueshme me kilogramët
Një studim që do të publikohet në “Journal of Nutrition, Health, and Aging”, i realizuar nga ekspertë të ushqyerjes në “Ewha Womans University” në Seul ka analizuar kohën se kur konsumohet vakti i fundit dhe gjumi, si dy gjëra që ndikojnë direkt në peshë.
Ushqimi dhe gjumi janë dy elemente që sipas studiuesve, kontrollojnë ritmin cirkadian (gjumë-zgjim), diçka që ndikon në peshën trupore të njerëzve.
Pra, kur ne flemë mjaftueshëm, ne automatikisht e kemi rikarikuar trupin me energji, kemi ndikuar në procesin e riparimit të qelizave dhe balancimin e hormoneve dhe metabolizmit për një organizëm dhe fizik më të mirë, shkruan The Healthy.
“Faktorët modernë të shoqërisë si orët e zgjatura në punë, turnet e natës dhe përdorimi i pajisjeve elektronike kanë krijuar regjimin e të ngrënit vonë dhe si pasojë orë më të pakta gjumi, duke ndikuar në mospërputhjen e ritmit cirkadan dhe gjithë rreziqeve shëndetësore që vijnë me këtë situatë,” thonë studiuesit.
Çrregullimi cirkadian ndodh kur ora e brendshme natyrale e trupit ndërpritet, shpesh për shkak të zakoneve si zgjimi dhe ngrënia vonë natën.
Studiuesit mblodhën informacione nga një studim korean që përfshiu 9,474 të rritur, me një moshë mesatare 54 vjeç. Studimi analizoi në mënyrë të detajuar faktorë si numri i vakteve apo shpeshtia e tyre, si dhe përqindja e kalorive në çdo vakt. Gjithashtu, studimi gjurmoi kohëzgjatjen e gjumit dhe e krahasoi atë me shtimin në peshë.
Përgjatë tre viteve te këta njerëz u analizuan të gjithë këto detaje që rezultuan më pas se ishte rreth pak se 10% e pjesëmarrësve zhvilluan obezitet. Individët që hanin darkë pas orës 21:00 të mbrëmjes kishin 20% më shumë mundësi për të zhvilluar obezitet. Ndërsa, gratë kishin më shumë shanse të shtonin yndyrë në zonën e barkut, sidomos nëse e konsumonin darkën pas këtij orari, citon Anabel.
Pra, kini kujdes me ushqimin pas orës 21:00 të mbrëmjes sepse ky zakon mund të përkthehet në disa kilogramë më shumë me kalimin e viteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?