Shoqatat e gazetarëve thonë se akuzat e pushtetit se gjoja mediat po punojnë për thellimin krizës, nuk mbajnë. Ato thonë se është pikërisht pushteti ai që përmes presioneve po tenton të shpërqendroj vëmendjen nga problemet reale, shkruan REL.
Asociacionet e gazetarëve kërkojnë ndërprerjen e presioneve të pushtetit mbi punën e gazetarëve,mediave ndërsa hedhin poshtë pretendimet e zyrtarëve se puna e tyre, por edhe e organizatave të ndryshme joqeveritare, që financohen nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, ka për qëllim thellimin e krizës politike apo edhe ndërrimin e pushtetit në vend.
Presionet e zyrtarëve ndaj mediave që kritikojnë punën e tyre kanë vazhduar me themelimin edhe të një organizate “Stop Operacionit Soros”, që sipas saj, “ka për qëllim informimin e qytetarëve për aktivitetet e dëmshme të organizatave joqeveritare të financuara nga shoqata të jashtme”.
Biljana Petkovska, nga Instituti Maqedonas i Mediave, thotë se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë ndërsa beson se presionet ndaj mediave më tepër kanë të bëjnë me shpërqendrimin e vëmendjes nga problemet aktuale dhe kriza politike.
“Mendoj se Maqedonia ka nevojë për një proces të domosdoshëm të depolitizimit të mediave si dhe për freskimin e kësaj hapësire nga individë të caktuar që paraqiten si gazetarë, ndërsa nga ana tjetër janë në shërbim të partive të caktuara politike”.
“Maqedonia në raportet e të gjithë institucioneve relevante ndërkombëtare paraqitet e fundit sa i përket lirisë së mediave dhe në këtë kuadër shtrohet pyetja se cili është roli i institucioneve shtetërore, apo nëse vallë mediat e kanë sjellë këtë gjendje apo format e presionit mbi punën e tyre”, thotë Petkovska.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se sulmet e tilla kanë për qëllim forcimin e siç thuhet, njëmendësisë në vend.
“Gruevski dëshiron ta zyrtarizoj pushtetin e tij diktatorial. Ai po lufton vlerat elementare të një demokracie liberale. Ai nuk toleron kritika ndaj pushtetit. Ai e lufton Sorosin, sepse është i vetëdijshëm se nuk mund ta kontrolloj dhe nuk mund ta korruptoj, dhe për sistemet totalitare çdo gjë që nuk mund të kontrollohet paraqet rrezik”, tha Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Ndërkohë, nga qendra maqedonase për verifikimin e fakteve në media sulmet ndaj sektorit civil i ndërlidhin me rezultatin e dobët të OBRM-së në zgjedhjet e fundit.
“Çështja e “desorosoizimit” (anti-Soros) nuk ka sqarim tjetër përveçse përpjekjes së kryesisë së OBRM-PDUKM-së dhe të vet Nikolla Gruevskit për të arsyetuar para anëtarësisë rezultatin e dobët zgjedhor.
Këto media dhe organizata joqeveritare kanë ekzistuar edhe para zgjedhjeve, edhe në vitin 2014 kur OBRM-ja kishte rezultat shumë të mirë zgjedhor, por asnjëherë nuk është ngritur çështja e veprimtarisë së tyre sikur tani”.
“Qëllimi kryesor është dobësimi apo edhe mbyllja e tyre, që do të dëmtonte si asnjëherë më parë demokracinë edhe ashtu të dobët në vend”, thotë Vlladimir Petrevski, drejtues i qendrës maqedonase për verifikimin e fakteve në media.
Sulmet ndaj mediave nisën nga ana e OBRM-së menjëherë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit ndërsa u intensifikuan në protestat para KSHZ-së lidhur me kontestimin e rezultatit që mund të ndryshonte fitoren e saj.
Për dallim nga OBRM-ja, partneri i saj i deritanishëm në qeveri, BDI-ja ka dalë kundër presioneve ndaj mediave duke theksuar nevojën për raportimin e tyre pa presione. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë