LAJMI I FUNDIT:

Të mos plakeni për shkak të stresit

Të mos plakeni për shkak të stresit

Sipas reagimeve tona ndaj stresit, secili prej nesh i takon njërit nga tre tipat e njerëzve, thonë profesionistët.

Njerëzit e lumtur, që i takojnë tipit B (të relaksuar dhe të qetë) ose ata që radhiten tek tipi C (të suksesshëm kur janë nën ndikim të stresit) duken dhe sillen si shumë më të rinj sesa e kanë moshën. Ndërkaq, personat e tipit A janë të ndjeshëm, preken lehtë. Prandaj dhe janë kandidatë potencialë për të përjetuar infarktin, ndërsa për shkak të stresit të përhershëm që kanë, të cilit dhe i nënshtrohen, plaken shumë më herët!

Mirëpo, kjo gjendje stresuese mund të ndryshohet, nëse:
* Përpiqeni të jeni më të përshtatshëm në rrethin ku jetoni
* Nëse mundoheni të liroheni dhe të dëgjoni ç’kanë për të thënë të tjerët
* Nëse ushtroni të meditoni, të merrni frymë thellë dhe të ngadalësoni ritmin e papërshtatshmërisë së jetës.

Po ashtu, kur jeni nën ndikim të stresit, duhet shtruar vetvetes pyetja – a thua, kjo që po ju pengon sot do të jetë kaq e rëndësishme edhe nesër, edhe javën, muajin a vitin e ardhshëm? /Telegrafi/